AKTUALITET

“Gjyshërit e mi nuk ikën nga shtëpia”, Grida Duma flet për situatën pas tërmetit: Pashë një eksod të dytë në Durrës

18:25 - 14.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja e PD Grida Duma ka ndarë me publikun një pjesë të përjetimeve të saj nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi një pjesë të mirë të vendit por edhe ka komentuar mënyrën se si po menaxhohet situata. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Duma deklaroi se trauma ka prekur edhe familjen e saj, pasi gjyshërit nuk kanë pranuar të largohen nga banesa e vjetër, por gjithsesi ajo thotë se kjo është shumë e vogël në krahasim me humbjen e jetëve.




Duma e sheh ndihmën nga Bashimi Europian si të vetmjen zgjidhje për situatën.

“Trauma është kudo. Gjyshërit e mi edhe për shkak të moshës dhe për shkak të lidhjes me shtëpinë e tyre as që largoheshin nga banesa e tyre. Disa ditë kanë fjetur në oborr. Disa prej të afërmve kanë pasur dëme në katet e para, por fatmirësisht asnjë humbje jete.

Që të nesërmen kam qenë në terren. Ditët e para ka qenë një shkretëtirë shumë e trishtë. Ikja pas dy ditëve, aty ishte një lloj eksodi i dytë. E mbaj mend eksodin e parë me anije, ky ishte i dyti. E trishtë dhe e dhimbshme. Kush ka kaluar në zonat ku banesat kanë rënë është shumë e tmerrshme. Ditë të kobshme kanë qenë. Ende sot nuk ka asnjë siguri. Një nga gjërat që pak është thënë ka qenë ndihma e munguar psikologjike. Kapacitetet duhet të vinin nga të gjitha vendet. Sidomos asistenca për fëmijët. Është një nga traumat më të gjata në historikun e psikanalizës sa i përket pasojave dhe nuk kemi bërë ende asgjë në këtë aspekt.

Ajo që shikoj në tërësi sot është një negativitet i madh kudo. A është e pranueshme plotësisht, a është e kurueshme po, a po kurohet, jo? Më vjen keq ta nis kështu. Kisha vendosur që çështjen e Edi Ramës se si po qeveris ta quaja çështje të zhdukur, ishte një çështje që shqiptarët e shikonin përditë”, u shpreh Duma.

Ajo tha se shqetësuese është edhe sjellja e kryeministrit Edi Rama, që sipas saj nuk ka një komunikim të besueshëm.

“Ajo që më shqetëson në këtë moment, ajo që e nisa me dhimbjen e vuajtjen, ajo që shikoj sot dhe më revolton është sjellja e kryeministrit si një xhongler gjendje shpirtërore.

Gjendjet e krizave kërkojnë një komunikim kredibël. Tashmë e dimë të gjithë, tërmetet nuk parashikohen plotësisht por nuk do të thotë që nxirren probabilitetet. Por një hartë sizmologjike e re duhet të ishte përfshirë në planet urbanistike. Duke nisur nga maja e përgjegjësisë dhe duke mos ndaluar atje ku është bishti i kavallit, një gjueti shtrigash përballimi i situatës katastrofë. Kam shumë mirënjohje për ata që shërbyen por parandalimi i dëmit nuk menaxhohet me postum.

Një kryeministër që herë tallet, njëherë të shfaqet tek fukarenjtë, është e papranueshme që kryeministri të gjejë batutën për shtëpinë e shembur por jo mbështetjen. Buxheti i shtetit nuk e përballon këtë kosto. Ne jemi vendi varfër.

Unë e kam thënë që në momentin e parë, në diskutimet e mia me kolegët, kam thënë e vetmja zgjidhje është ndihma që do vijë nga BE. Është nëj faturë disa milionëshe. Nuk përballohet dot, por mënyra se si je përgatitur se si do kesh fondin e sigurisë duhet të ishte një gjë që nuk duhet të ishte çështje e lobimit për fondin. Në ditët që vijnë BE do ketë një solidaritet për Shqipërinë. PD si pjese e PPE ka lobuar fort.

Është kryer një presion i madh që Shqipëria ta marrë këtë fond asistence. Ndoshta ky moment i fatkeqësisë natyrore meriton që nga BE të shihet me një vëmendje më të madhe”, deklaroi Duma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.