AKTUALITET

Kush ishte Enver Boriçi/ Vëllai i dënuar me burg përjetë dhe lidhja me Aldo Baren

09:25 - 14.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enver Boriçi, është gjetur i vdekur ditën e sotme në lokal teksa ka qenë duke pirë kafe. 52-vjeçari është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës. Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg i dënuar përjetë. Arben dhe Enver Boriçi njihen si persona shumë të afërt të Aldo Bares, në kohën kur nisën dhe përplasjet në Lushnje.




Pikënisje e përplasjeve në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares). Fill pas kësaj Ish-efektivi i RENEA-s grijoi edhe grupin e tij.  Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.