KULTURË

Nga Banka e Shtetit, në kampin e Vloçishtit/ Kuteli çon Blendi Fevziun në Teatrin e protestës

11:40 - 14.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse nuk i ka kushtuar programe të tëra, sikundër bën me ngjarjet që përfshijnë gjerësisht opinionin publik, gazetari Blendi Fevziu do të jetë në Teatrin Kombëtar, atë ku protesta vazhdon dhe roja 24-orëshe nga vendimi i qeverisë për ta shembur. Kështu, mes shumë emrave të njohur që i janë bashkuar aksionit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është edhe gazetari i njohur, Blendi Fevziu. Moderatori do të ngjitet në skenën e Teatrit duke iu bashkuar kështu kauzës për mbrojtjen e tij, duke dalë kështu kundër vendimit te qeverisë për shembjen e godinës. Arsyeja është një emër i njohur i letrave shqipe, Mitrush Kuteli. “Nuk harrojmë Mitrush Kutelin”, është mbrëmja që organizohet në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit. Shënimi për të nis thjeshtë: “Mitrush Kuteli.




Ai që tha e bëri shumë pa u ndjerë” Aleanca sqaron se duhet t’i rikthehemi figurave gati të harruara, tek të cilat gjejmë gjithmonë çka të mësojmë për vete dhe për ata që do të vijnë. “Kuteli i ka këto dimensione. Për nder të kësaj figure intelektuale iluministe, do të organizohet një aktivitet me të ftuar të nderuar që do të flasin dhe interpretojnë pjesë nga krijimtaria e tij. Skena e magjishme e këtij teatri ka parë e dëgjuar shumë në këto vite çmendurie. Kjo skenë sot do flasë me gjuhën e tij. Të ftuarit janë Nasho Jorgaqi, Justina Aliaj, Naun Shundi, Blendi Fevziu, Edmond Budina. Moderatore Raimonda Shundi”, thotë në njoftimin e saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Mitrush Kuteli vuajti të gjithë egërsinë e diktaturës komuniste e padyshim pjesë të madhe të dhimbjes së asaj kohe, e kaloi edhe bashkëshortja, Efterpi Skëndi Kuteli. Kanë kaluar me siguri, çaste shumë të vështira në ato kohë të tmerrshme kur regjimi i kishte shpallur “armiq të popullit”. Në janar 1945 u emërua drejtor në Drejtorinë Qendrore të Bankës së Shtetit Shqiptar, por në gusht 1946 u detyrua të jepte dorëheqje, sepse ishte kundër marrëveshjes së qeverisë shqiptare me përfaqësuesit e Beogradit për kursin e këmbimit mes lekut dhe dinarit jugosllav.
U arrestua më 16 maj 1947 për “agjitacion e propagandë” dhe u dënua me pesë vjet burg. Vuajti dënimin në kampin e Vloçishtit. U lirua me falje në maj 1949, pra pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.
Punoi si përkthyes në shtëpinë botuese shtetërore “Naim Frashëri”. Vdiq në Tiranë, më 4 maj të vitit 1967.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.