EKONOMI

Tabelat e plota/ Pagat e reja për punonjësit e ministrive dhe ADISA-n

13:00 - 14.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Qeveria ka vendosur pagat e reja për punonjësit e kabineteve të ministrive dhe Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integrua njohur ndryshe si ADISA. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe përcakton nivelin e pagave sipas kategorive për punonjësit që përfitojnë nga ky vendim. “Zbatimi i këtij vendimi dhe efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i tij, për vitin 2019, të përballohen nga fondet e miratuara, përkatësisht për sistemin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, sistemin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe sistemin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë e të fillojnë nga momenti i transferimit apo emërimit të nëpunësve/ punonjësve në strukturën dhe organikën e re të secilit institucion”-thuhet në pikën dy të vendimit që hynë në fuqi sot.
ADISA
Këshilli i Ministrave ka miratuar numrin e punonjësve dhe hierarkinë për Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integrua. Në krye të piramidës është këshilli drejtues për të cilit varet drejtori ekzekutiv. Më pas vijnë sektori i auditit dhe sektori i kërkimeve inovative. Janë më pas katër drejtori që varen sektori i auditit dhe kërkimit, të cilat do të jenë drejtori të pavarura nga njëra tjetra. Është vendosur që ADISA të ketë zyra në 10 qytete të vendit ku është përcaktuar edhe numri i punonjësve për çdo zyrë. Në drejtorinë rajonale të Tiranës do të punojnë 26 persona, të cilët do të kenë edhe një drejtues. Drejtori të tjera me numër punonjësish nga 13 në 19 do të jenë në qytetet Gjirokastër, Fier e Elbasan. Ndërsa në rrethe më të vogla edhe numri i punonjësve do të jetë më i ulët. Ndërkohë është miratuar edhe tabela e pagave, të cilën ‘Gazeta Shqiptare’ e publikon të plotë. Në vendimin e qeverisë thuhet se numri i punonjësve të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) të jetë, gjithsej, 175 veta.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.