AKTUALITET

Tërmeti, 18 urdhër-ndalime, mes tyre ish-drejtori i ALUIZNI-t, dhe numri 2 i PS në Durrës

11:10 - 14.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë nga vala e arrestimeve që policia e Durrësit ka ndërmarrë që prej mbrëmjes së djeshme, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një lidhje telefonike për ‘News24’ raportoi se 35 persona janë shoqëruar, ndërsa bëhet fjalë për punonjës nga të gjitha strukturat shtetërore, që mund të kenë lidhje me sigurinë e ndërtesave që u shkatërruan. Po ashtu Haxhiaj tha se janë lëshuar mbi disa urdhër-ndalime, mes tyre zyrtare dhe ish-zyrtarë.Sipas Haxhiajt, personat e shoqëruar thuhet se kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me ndërtesat e shembura në Durrës, ku pati 25 persona të vdekur.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raportoi për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se janë lëshuar 18 urdhër-ndalime, mes tyre dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë. Kujtojmë se Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, ndërkohë që Arben Isaku, ish drejtori i legalizimeve, tashmë është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës. Ndërkohë të ndaluar janë dhe drejtori i Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtori Kujtim Hasa. Po ashtu, të shoqëruar janë edhe Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.