AKTUALITET

U gjet i vrarë me plumb pas koke, viktima vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares

08:47 - 14.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që tronditi Lushnjën, ku pronari i një lokali është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.




Burimet thanë se viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, është vëllai i Ben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës. Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të shkuarën e tij.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.