Kryesore

“Disa nuk i vrau tërmeti por shteti”/ Berisha: Rama kërkon varjen e medias në litar

18:29 - 15.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e Akademisë Politike të organizuar nga Forumi Rinor i PD-së dhe Fondacioni Konrad Adenauer, nuk kurseu akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.




Berisha ka komentuar nismën e Ramës në paketën anti-shpifje për mediat të cilën e ka konsioderuar si diçka totalitare, ndërsa i është referuar edhe marrjes së kryesimi të OSBE-së nga ana e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Berisha shprehet se Rama po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë që po vuajnë nga tërmeti. Ish-kryeministri ka akuzuar se një pjesë e viktimave të 26 Nëntorit u vranë nga shteti duke argumentuar se për tre pallate në Thumanë ishte lajmëruar që në Shtator se përbënin rrezik për të jetuar, ndërsa qeveria sipas tij nuk kishte marrë asnjë masë.

“Ju drejtohet mediave si qenefe. U drejtohet gazetarëve si kazan dhe hale. Më thoni ju miqtë e mi: a ekziston ndokund ky standard në Europë, në hapësirën e OSBE, unë druaj se përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës një standard i tillë nuk ekziston. Ky person do të marrë në 1 janar  kryesinë e OSBE. Ju jeni të rinj dhe uroj që mos të keni armiq. Kenedi thoshte dikur se e keqja më e madhe është: tirania, sëmundja dhe varfëria, mjerimi. Por unë dua tu them ju se armiku i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, ai që dhunon fjalën e lirë, ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama. Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo! Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Hafzi Nela. Pra varte në litër fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet, mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Kjo është emergjencë kombëtare, aq sa është tërmeti për ta përmbysur sa më parë. Ky bën spastrim etnik të shqipërisë, zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë  me çdo mënyrë. Ky ka bllokuar rrugën për në Evropë, nuk respekton asnjë standard, por pret një minutë e më parë që të përmbyset nga ju.

 

Ky po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë, që po vuajnë nga tërmeti. Ky meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën. Ju përgëzoj me nderim të madh për të mbështetur qytetarët në nevojë. Një qeveri që për tre jave shpenzon 60 mijë euro, është një qeveria që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet. Një pjesë e vrasjeve të tërmeti, janë vrasje shtetërore, sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, Ishin deklaruara të pabanueshme dhe ata banorë nëse do ishin strehuar në  ndonjë vend tjetër, sot do ishin gjallë. Ky kalon nga 10 orë në ekran për të fshehur veprat e tij penale dhe ndaj e kemi këtë emergjencë, duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e vëllezërve dhe motrave të goditur nga tërmeti. Sot janë mijëra fëmijë që flenë nëpër çadra. Ai nuk kas shpirt, ai ka shpirt katran, ai çdo gjë që bën e bën për shoë. Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësia natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, politike social dhe e të gjitha llojeve”-tha ai.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. …Ketu nuk eshte ceshtja e viktimave te termetit,as e Rames ,por e sate shkine temes he qen i zgjebosur qe nuk u ngopet duke henger edhe kufomat e viktimave.Paj, o njerez,shihni si zgerdhihet me ate lepotanin brillantin-kopuk pederasin bashe-toptan-pashiq-mutiqin.

    Përgjigju ↓