Kronikë

Shkodër/ Muzikë, kokainë e prostitucion, arrestohen dy menaxherët dhe një këngëtar i lokalit të natës

13:54 - 15.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtarë për operacionin e zhvilluar gjatë orëve të natës, ku ranë në pranga 3 persona. Mes personave të arrestuar janë dy menaxherët dhe këngëtari I një klubi nate në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim pronari I tij me inicialet E.M.




Në pranga kanë rënë shtetasit Gasper Marku, Aldo Vruçaj dhe Zamir Jakupi, i cili është këngëtarë.

Po ashtu gjatë aksionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.