Sociale

Tërmetet/ Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët: Pasgoditjet do të vijojnë por është normale

17:01 - 15.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sizmologu Llambro Duni në një lidhje telefonike për “News24´´, duke iu referuar lëkundjeve që janë regjistruar gjaë ditës së djeshme, tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se është një trend normal.




“Nuk ka asgjë për të shqetësuar. Është një trend normal në rastin e tërmeteve të tillë. Pas goditjet do të vazhdojnë, ndjekin një trend zbritës por mund të ketë dhe të tilla që mund të ndihen, të kësaj madhësie që perceptohen”, u shpreh ai.

Duni këshilloi që qytetarët t’i referohen të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, pasi në rastin e lëkundjes më të fortë gjatë natës ka të dhëna kontradiktore nga IGJEUM dhe EMSC.

“Ky tërmet ka pasur madhësinë 4 sipas nesh, 4.5 është sipas një tipi tjetër magnitude. Numri i këtyre pasgoditjeve vazhdon dhe kjo mund të vazhdojë për një farë kohe. Është e vështirë të them kohën por mund të kërkojë 1,2 por edhe 3 muaj”, deklaroi Duni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.