SHËNDET

Kujdes, medikamentet që ndikojnë në shtimin në peshë

12:00 - 16.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor. Megjithatë, shumë herë shoqërohen me efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi në peshë. Në këtë artikull do të mësoni për listën e barnave që e kanë shtimin në peshë si efekt anësor.
Ilaçet kundër tensionit të lartë
Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për shumë sëmundje shëndetësore që përbëjnë rrezik për jetën. Ilaçet e mbajnë atë nën kontroll e megjithatë, shtimin në peshë e kanë si efekt të përbashkët anësor. Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë. Kjo për arsyen se si fillim ulin rrahjet e zemrës, por në të njëjtën kohë edhe ritmin metabolik. Një gjë e tillë bën që trupi të djegë më pak kalori.




Insulina
Insulina ofrohet për trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe 2. Disa prej llojeve të saj nxisin shtimin në peshë deri në të paktën 5 kilogramë. Ajo ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e udhëheq atë (sheqerin) drejt indeve ku duhet të jetë. Kjo është një nga arsyet përse diabetikët janë mbipeshë.

Antialergjikët
Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që marrin ilaçe si antihistamina shtojnë më shumë kilogramë. Histamina është një transmetues i disa alergjive dhe bllokimi i saj stimulon oreksin. Nëse barna të tilla merren vetëm sipas nevojës, atëherë mbipesha është e përkohshme. Nëse ato merren rregullisht, atëherë mbipesha është afatgjatë.

Steroidët
Steroidët janë barna që luftojnë inflamacionin. Ato përbëhen nga kortizoni dhe përdorimi afatgjatë, në rastet e artritit, astmës dhe sëmundjeve të stomakut, nxit shtimin në peshë. Sidoqoftë, shtimi në peshë është efekt anësor i dozave të larta të këtij medikamenti.

Kontraceptivët oralë
Ekspertët thonë se të gjithë kontraceptivët janë përgjegjës për sekretimin e hormonit të quajtur progresterone. Ky hormon nxit nepsin për ushqime të caktuara. Mund të jenë të kripurat, të ëmblat apo ato pikante. Kontraceptivët rritin oreksin, por edhe nxisin akumulimin e ujit dhe lëngjeve në trup.

Antidepresantët
Njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga obeziteti. Këto barna supozohet t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë, por përveç kësaj i nxisin të shëndoshen. Sidoqoftë, efektet anësore varen edhe nga organizmi i njeriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.