AKTUALITET

Tragjedia në Librazhd/ “Vajzën e helmuan”, familjarët e Rezarta Xibrrakut: Duam të zbardhet e vërteta

12:15 - 16.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Librazhd, ku e reja Rezarta Xibrraku humbin jetën, kanë folur sot familjarët e saj për  mikrofonin  e“News24”.  Nëna e të resë, e cila humbi jetën në rrethana ende të paqarta këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.




“Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-tha Suzana Xibrraku. Nga ana tjetër, i vëllai thotë  se  nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjarët e Olsit Hajdarit.

“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”-tha i vëllai, Reshit Xibrraku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.