AKTUALITET

Sekuestrohen 52 kg kanabis, po transportohej drejt Greqisë me kafshë

09:21 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 52 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa është sekuestruar dje nga Policia Kufitare, në Qafë Bot, Sarandë.

Lënda narkotike po transportohej me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, por nuk ka mundur dot të shkojë në destinacion.

Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informacioneve ka nisur menjëherë kontrolli në zonën e Qafë Botit, pranë vendit të quajtur “Piramidat 66”, ku kanë konstatuar lëndën narkotike (52 kg), e futur në 4 çanta sportive. Mirëpo, autori është larguar dhe po kërkohet nga policia në bashkëpunim me policinë kufitare të shtetit grek. Kjo pasi dyshohet se ai mund të jetë fshehur në territorin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia Kufitare ka sekuestruar 52 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, në Qafë Bot, Sarandë !

Më datë 04.04.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po transportohej lëndë narkotike me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, menjëherë filloi kontrolli i territorit në bashkëpunim me Policinë e Sarandës.

Nga kontrolli i zonës së Qafë Botit, pranë vendit të quajtur “Piramidat 66”, shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike (52 kg) të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon bashkëpunimi edhe me policinë kufitare të shtetit Grek, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në territorin e tyre.

Po punohet për kapjen e autorit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.