POLITIKË

Fotot/ Protestuesit e PD “e presin” Mogherinin me tymuese bardheblu

15:24 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Valentina MADANI

 

Protestuesit e çadrës së PD-së kanë hedhur sot disa tymuese në oborrin para kryeministrisë. Tymi bardheblu duket se nuk shkakoi tek forcat e policisë që ruajnë godinën dhe gjithçka është marrë me sportivitet.

Vetëm pak orë më vonë, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini do të takohet me Edi Ramën tek kryeministria. Tek hoteli ngjitur është fiksuar në orën 19:45 takimi me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë, koalicioni i i djathtë ka publikuar sot një deklaratë për krizën politike.

Më poshtë, deklarata e plotë.

QENDRIMI

Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.