BOTA

Aleati i Shqipërisë, kërkesë në BE për dënimin e Ramës: Ndërhyri në Maqedoni

17:56 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aleati ynë në NATO, Hungaria ka mbajtur një qëndrim jo shumë dashamirës nga faktorit shqiptar në rajon, kur premtoi se do të kërkojë nga Bashkimi Europian të dënojë “ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama” në punët e brendshme të Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto (i cili ka qenë pak kohë më parë edhe në vizitë zyrtare në Tiranë, shih foton më lart) deklaroi se Hungaria do të kërkojë nga vendet e tjera të BE-së që të dënojnë “platformën shqiptare” për krijimin e një qeverie të re në Maqedoni.

Kreu i diplomacisë hungareze do ta mbajë këtë qëndrim gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel. Agjencia në gjuhën maqedonase “Mia” njoftoi gjithashtu se ministrat e Jashtëm austriak dhe grek, Sebastian Kurz dhe Nikos Kotzias janë të gatshëm ta dënojnë publikisht atë që nga Shkupi zyrtar po quhet “Platforma e Tiranës”.

Në fakt, ministri i Jashtëm austriak e shpalli hapur mbështetjen e tij për Nikolla Gruevskin kur pranoi të bënte fushatë elektorale për kryeministrin maqedonas vetëm pak orë para ditës së votimit.

Ajo që quhet “platforma e Tiranës”, sipas Gruevskit është bashkimi i partive shqiptare për të mbështetur Zoran Zaev, sipas udhëzimeve konkrete të Tiranës zyrtare.

“Në zgjedhjet e kaluara qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në e jo për platformën e Tiranës. Është e palejueshme që platform e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës”, u tha në një deklaratë nga VMRO-DPMNE.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.