Kryesore

Rrëfimi i Bujar Hoxhës (III): Si e minoi banda e Lushnjes stadiumin me eksplozivë

09:24 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kujtimet e ish-oficerit të policisë, Bujar Hoxha për aktivitetin e bandës së Lushnjes janë të mbushura me histori të dhunshme dhe detaje makabre të krimeve të tyre. Të gjitha informacionet se si funksiononte kjo bandë që drejtohej nga Aldo Bare, Bujar Hoxha i ka përmbledhur në librin me titull “Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale.”.

Pasi publikuam dje 2 pjesët e para për vrasjen e Tur Dajës dhe ‘killerin’ 14-vjeçar “Çibuku”, sot po sjellim në GSH.al rastin e famshëm të minimit me eksploziv të stadiumit të Lushnjes. Një rast ky i njohur rreth 2 dekada më parë.

Në rastin e Bujar Hoxhës, kemi të bëjmë me një tregim të veçantë, sepse zyrtarët e policisë nuk flasin shpesh për detajet e punës së tyre në publik. Përpos kronologjisë së ngjarjeve, Hoxha ngre pyetjen interesante se si ka mundësi që një grupim kriminal arriti të veprojë për 10 vjet pa u prekur nga shteti. Ishte pafuqi e autoriteteve apo implikim i strukturave të policisë? Kjo pyetje ndoshta do të mbetet përgjithmonë pa përgjigje.

Më poshtë, rrëfimi i shefit të policisë, Bujar Hoxha për ekzekutimet e njëpasnjëshme që nga Klenti Bano e tek zbulimi i minës me sahat në stadiumin e qytetit.

(pjesa e tretë)

 

MINA NE STADIUMIN E LUSHNJES

“Banda e Lushnjes” nuk do të ndalej. Krahas ekzekutimeve të kundërshtarëve të mbetur, do të drejtonin sulmet kriminale edhe ndaj personave publikë. Veçanërisht, viti 2000 do të evidentonte nga policia nje serial krimesh të rënda. Vritet pranë shtëpisë inspektori i krimeve Klenti Bano; tentohet për të vrarë në pritë, në hyrje të qytetit shefin e Komisariatit; vendoset lëndë deksplozive në banesën e agjentit të krimeve AB si dhe vritet vjehërri i tij etj. Pas dështimit të atentatit ndaj shefit të Komisariatit, ndaj të cilit u lëshuan me qindra predha kallashnikovi, ndërmarrin aksionin terrorist, duke vendosur në hyrje të stadiumit të futbollit një sasi të konsiderueshme

eksplozivi me telekomandë, përballë vendit ku shefi i komisariatit parkonte makinën e tij të policisë. Montimi i minës me sahat do të konstatohej rastësisht nga roja i stadiumit. Atë ditë ishte parashikuar të zhvillohej një ndeshje futbolli.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në mungesë të ekspertëve të tillë, kërkuan ndihmën e një shtetasi i cili kishte qenë xhenjer në strukturat e ushtrisë. Do të ishte ky person, që kishte montuar minën, i detyruar nga pjestarët e kësaj bande kriminale. I pyetur për këtë problem, RB do të shpjegonte si ishte thirrur ne “Komisariatin 2” kërkesën për të montuar një pushkë snajper dhe një minë me telekomandë. Për ndërtimin e minës, kishte kërkuar një dhënës e marrës të saktë, që ia sollën brenda dy javëve nga Italia. Njëri nga banditët i kërkoi që të bëheshin dy ngarkesa, njëra me telekomandë dhe tjetra manjetike. ”Mbas një jave, vjen E.Cici. dhe vendosëm të bënim një provë. Mora një kapsolle elektrike, e instalova dhe vura një kavo plastike mbi kapsollen. U larguam rreth 50 metra, drejtuam antenën e dhënësit nga marrësi (ngarkesa), shtypëm butonin, aparatura funksionoi…Prova doli me sukses…”.

Të gjithë pjestarët e kësaj bande kriminale jetuan në një mjedis të lagur kriminal dhe krimet i justifikonin me preteksin për të mbrojtur qytetin nga krimi dhe kriminelët. Kushdo që i pengonte, përbuzej dhe vritej. Ata e quanin veten garantuesit e ligjit dhe të paprekshëm. “Ata donin para, ata donin pushtet dhe ishin të gatshëm të bënin gjithshka që ishte e mundur në mënyrë që të arrinin qëllimin e tyre”. Duke kapur anët e përbashkëta, rezultonte se “Gatishmëria e tyre për të goditur dhe fakti që njerëzit kishin dijeni për brutalitetin e tyre të egër, ishin celësa të pushtetit të tyre, lajmi se ata mund ti merrnin jetën dikujt pa pyetur fare, ironikisht u jepte atyre jetë. Kjo i dallonte nga të tjerët. Ata mund ta bënin atë. Ata e fusnin grykën e pistoletës në gojën e viktimës dhe e vështronin në sy teksa tërhiqnin këmbëzen dhe e zbraznin atë.

Nëse ata ishin kapërcyer, mohuar, ofenduar, penguar në ndonjë mënyrë, apo thjeshtë zemëruar pak, atëhere, shpagimi ishte kërkuar, dhe violenca ishte përgjigja e tyre. Ekspertët e policise kriminale që kanë punuar për zbulimin dhe goditjen e bandave kriminale në vendin tonë, tërheqin vëmendjen për “Bandën e Lushnjes” duke veçuar se “është një nga organizimet kriminale që i ka bërë karshillëk shtetit…”.

 

– Pjesën e parë të rrëfimit të Bujar Hoxhës për ekzekutimin e Tur Dajës, mund ta lexoni KETU.

(Libri libri u botua fillimisht në “Gazetën Shqiptare” në 22 gusht 2008).

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.