POLITIKË

Pse e shmangu Saimir Tahirin drejtori i CIA-s gjatë vizitës në Shqipëri?

13:35 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtori i CIA-s, John Brennan, ishte në Tiranë në fund të dhjetorit të kaluar në një vizitë disa-orëshe dhe ajo që bëri përshtypje ishte se nuk e takoi ministrin e Brendshëm. Brennan takoi presidentin Nishani, kryeministrin Rama, shefin e SHISH, Ajazi Lika, ministren e Mbrojtjes, Kodheli dhe drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Haki Çako. Nuk ishte shumë e qartë se pse CIA vendosi ta anashkalojë Tahirin, ndërkohë që zgjodhi të takojë vartësin e tij.

GSH.al thotë se mund të kenë qenë të shumta arsyet që CIA ka zgjedhur të mos vendosë kontakt me ministrin e Brendshëm. Ndoshta përfolja e tij nga opozita, aleatët e LSI, ish-vartësit si Zagani, lidhjet e supozuara nga (nga ana e PD) me eksponentë të botës së krimit, kanë vendosur të mos “e njollosin” vizitën e John Brennan në Tiranë.

Në mesazhin që shpërndau ambasada thuhej se në këto takime u fol për: “Një gamë çështjesh, përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”.

Vizita duket se ka qenë e shkurtër. Ka zgjatur pak orë dhe është mbajtur sekret. Pak minuta pas mesazhit që shpërndau Ambasada Amerikane, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shpërndau në profilin e saj në Facebook, fotot e para të takimit. Pa dhënë shumë detaje për biseden, Kodheli shkruan:

“Në Tiranë me drejtorin e CIA John O. Brennan për çështje të sigurisë rajonale, luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-SHBA”.

I dyti që publikoi fotot ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Bashkëpunimi i Drejtorisë së Antiterrorit me CIA-n ka qenë një sukses sipas Haki Çakos, që në takim shoqërohej nga Gledi Nano, drejtori i Antiterrorit.

Një njoftim i shkurtër për mediat, i shoqëruar nga foto është publikuar edhe nga presidenti Bujar Nishani që në këtë rast ka qenë më i rezervuar për temen e bisedës.

Ra në sy fakti se nuk pati asnjë njoftim nga kryeministria, pavarësisht konfirmimit se takimi mes Ramës dhe Brennan ka ndodhur në ambjentet e kryeministrisë. Heshtja e kryeministrisë ishte në të njëjtën gjatësi vale me atë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.