Kryesore

Thyen heshtjen Rama: Ministrat e shkarkuar jo nga çadra e opozitës, as nga Meta

16:29 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas më shumë se 24 orësh nga lajmi se do të ketë ndryshime në qeveri, ka reaguar kryeministri Rama. Ashtu si vetë e kishtë paralajmëruar, arsyet e shkarkimit të ministrave do t’i jepte sot në orën 17:00. Pas mbledhjes me koordinatorët e qarqeve në PS, ku i është komunikuar shkarkimi 4 ministrave, Rama ka dal në komunikimin javor, duke folur për herë të parë për ndryshimet e kabinetit të tij. Kryeministri ka konfirmuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Bledi Çuçi dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. Sipas kryeministrit Rama largimet nuk kanë të bëjnë me e PD dhe nuk lidhen me kërkesat e Metës, por bëhen për arsye të fushatës elektorale. “24 orët e fundit keni dëgjuar tri lloj teorish konspirative për ndryshimet në qeveri. Tani ua shpjegoj unë.

Këto ndryshime nuk ka në asnjë lloj lidhje me lajmet që jepen në zyra këtu poshtë zyrës sime. Nuk kanë lidhje as me deputetët e PD që zihen për figurantët që mbushin çadrën. S’kanë lidhje as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës megjithatë është poshtë shijeve mesatare. Ndryshimet janë politike. Do të jenë 4 nga radhët e PS. Ndryshimet nuk nxiten nga puna, ata largohen me rezultatet më positive”, është shprehur Rama, duke shprehur edhe njëherë vlerësimin e tij për ministrat e shkarkuar. Duke filluar nga Saimir Tahiri kampioni ynë, ku policia e shtetit nga institucioni më i korruptuar bashkë me gjykatat sipas anketimit të bërë nga BE në 2013 u kthye në institucionin më të besuar për shqiptarët sipas të njëjtit anketim në vitin 2016. Duke vazhduar nga Blendi Klosi që e çoi para me përkushtim dhe rezultate të vazhdueshme stafetën e marrë nga Veliaj. Më tej me Ilir Beqaj që u godit pa pushim me baltën e akuzave të shpifjeve të opozitës mbështetur nga lobet farmaceutike që humbën pushtetin e tyre korruptiv, dhe pas asnjë diskutim ka bërë ndryshime që 3 vite e më parë as nuk mund të mendoheshin.

Në fund por jo nga rëndësia me Bledi Çuçin që së bashku me Bashkim Finon koordinoi dhe udhëhoqi reformën historike administrative territoriale. Ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër veçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës të qershorit të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë. Duke nisur nga Tirana ku Tahiri është kryetari i partisë sonë dhe ambicia jonë është të ngrihemi mbi rezultatin e fitores shembullore të vitit 2013. U bëj sot thirrje të gjithë socialistëve dhe mbështetësve të lidershipit e skuadrës të ngrihen në këmbë dhe të trokasin derë më derë pa pushim për të hapur siparin e një beteje të re për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Muzika të vazhdojë, karvani të shkojë përpara”, tha Rama. Në fund, kryeministri është shprehur se në ditët në vijim do të kaloj për dekretim emrat e ministrave të rinj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.