POLITIKË

VIDEO/ Bledi Çuçi në Tepelenë ditën e largimit. Tërmet Peçi: Rama-Komandant!

14:06 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar që atij t’i hiqet mandati, sepse nuk deklaroi (ai thotë e deklarova, por me vonesë) një dënim për falsikifim dokumentesh. Por, Tërmet Peçi nuk tundet, vijon detyrën normalisht. Sipas tij, kjo është “punë e pisët e PD”.

Kryetari i bashkisë së Tepelenës është i drejtpërdrejtë dhe nuk ngurron të sqarojë lapsuset e veta që jane publikuar ne media. (kujtoni: fushata publiçitare)

“Shikoni çfarë pune e madhe është bërë, mos u merrni me gafat që bëj unë”, thotë ai për gazetarët e ardhur nga Tirana në Tepelenë.

GSH.al sjell fotografitë dhe videon e Peçit i cili shfaqet me ministrin e Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, pikërisht në ditën e shkarkimit të këtij të fundit. Banorët e falenderojnë për rrugët e shtruara, por Peçi diplomat thotë: Falenderoni Edi Ramën, jo mua.

Duke treguar rrugët që po shtrohen, Peçi shprehet se firmave u kërkon të bëjnë më shumë nga projekti që kanë. “Kur erdhi Rama këtu i ngeci këmba në trotuar dhe me tha ça ke bërë, tregon Peçi. I thashë që duhen lekë. Ja kam marrë “Komandantit” lekët dhe janë bërë gjithë këto investime, vazhdon ai, duke e thirrur Kryeministrin me këtë titull.

Duke treguar rrugët e shtruara me gurë të punuar dhe që i ka marre nga Dropulli e Berati, Peçi tregon një histori: “E shikoni këtë rrugë? Erdhi Flamur Bimja këtu dhe më tha: Aaa me këtë më ke sfiduar mua!”, thotë Peçi.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.