Tech

Nishanit nuk i del inati me Visar Zhitin, paguan para për intervistën në rrjetet sociale

22:43 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dekretimi i Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm ishte një rast tjetër që Visar Zhiti, të sulmonte presidentin. I ngarkuari me punë në Vatikan është në një konflikt të hapur me Bujar Nishanin, që kur ky refuzoi ta dekretonte si ambasador në Vatikan. Por edhe presidenti ka vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb të ngarkuarit tonë me punë në Vatikan. Në një intervistë për Panoramën këtë të mërkurë e quante “të paqëndrueshëm psikologjikisht” Visar Zhitin. Dhe për ta përhapur sa më shumë mesazhin e tij në rrjetet sociale, Presidenti ka bërë një pagesë të vogël në Facebook, për të sposorizuar me pak dollarë lajmin e pasqyruar nga thuajse të gjitha portalet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.