SPORT

Taulant Xhaka i përgjigjet De Biazit, tregon “identitetin kuqezi”

15:02 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vazhdon përplasja në distancë mes Taulant Xhakës dhe trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi.

Menjëherë pas deklaratave të trajnerit në emisionin “Opinion” se mesfushori zgjodhi Kombëtaren, pasi nuk e pranoi Zvicra, Xhaka ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për t’iu përgjigjur teknikut italian të Kombëtares Shqiptare.

Pak pas mesnatës së të mërkurës, menjëherë pas përfundimit të emisionit, 26-vjeçari përditësoi kopertinën në “Facebook” duke vendosur një foto që simbolizon identitetin e tij shqiptar.

Në të shfaqen katër shenja gishtash me simbole kuqezi dhe katër data domethënëse: 1190 (themelimi i Principatës së Arbrit), 1443 (Lidhja e Lezhës), 1912 (Pavarësia) dhe 2017 (viti aktual). Në foto gjithashtu shkruhet në anglisht: “Identiteti im. Vazhdon…”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.