POLITIKË

Kërcënon Lulzim Basha: Dialog, ose do të ketë përballje popullore

21:26 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për krizën politike që ka përfshirë vendin dhe mundësinë e dialogut me mazhorancën.Ndërkohë që Rama ka deklaruar se Basha po i shmanget takimin, ai ka dhënë përgjigjen e tij.

“Kjo është një deklaratë e pasaktë dhe e gënjeshtër, siç kemi kërkuar çdo palë politike për të marrë përgjegjësinë për krizën, kemi qenë të hapur për dialog që nga dita e parë e protestës. Por dialog nuk do të thotë që secili të flasë gjëra për hesap të vet.Siç ndodhi më 16 qershor, për reformën në drejtësi, kur unë isha përgatitur për dialog ndërsa ai kishte një fjalim të parafabrikuar.Për dialogun që ne kërkojmë, duhet ti japim zgjidhje.

Stafi im ka kontaktuar atë të kryeministrit, për një takim të mundshëm, për të dialog të orientuar për të zgjidhur krizën. Ko është fasade! Koha e fasadave i përket republikës së vjetër. Kriza është e rëndë! Kontakti me stafin e kryeministrit ka qenë që në orët e para të mëngjesit. Nuk ka ndërmjetës të huaj dhe as ndërmjetës të tjerë nga vendi”.

Më tej Lulzim Basha, ka deklaruar se ekzistojnë dy rrugë të vetme për zgjidhjen e krizës në vend; njëra është qeveria teknike, ndërsa tjetra është përballja popullore. “Ne kemi parashtruar dy rrugë, rruga e parë është e dialogut politik për një qeveri teknike, rruga tjetër është ajo e përballjes qytetare përmes kësaj levizje të madhe të paprecedentë në historinë e Shqipërisë apo dhe të Ballkanit”, tha Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.