POLITIKË

Ben Blushi lëshon “bombën”: Javën tjetër qeveria përgjysmohet

19:17 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Durrësi, Ben Blushi ka lëshuar një deklaratë të fortë. Kreu i partisë LIBRA ka bërë me dije se javën e ardhshme do të përgjysmohet, duke nënkuptuar largimin e LSI-së nga koalicioni.  “Kur ka kriza në Francë burrat ulën. Pse këta nuk ulen për ta zgjidhur krizën? Kërkojmë të ketë zgjedhje. Të ketë dialog për të patur zgjedhje.

Kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën se si numërohen votat. Kërkojmë të mos ketë deputetë kriminelë dhe banditë. Presidenti nuk therret asnjë tryezë. Ka dhe dy muaj punë. Ai nuk e bën sepse është i njërës palë. Sot jemi në një pikë ku instituciont janë bllokuar. Në fund të kësaj jave mund të kemi gjysmën e qeverisë sepse gjysma mund të tradhëtojë pjesën tjetër. A ka një vend të Evropës që mban 25 vite një kasë politike? Votoni për PD do grabiteni. Për PS do abuzoheni.

Për LSI shumë më shumë prona do t’u merren. Shqipëri është shkatërrua nga çdo pasuri. Tani po sekuestron dhe të drejtën e votës. Nuk po shkojmë dot në zgjedhje. Kjo vjen për shkak të një konflikti të vjetër dhe të ricikluar mes dy forcave politike. Kemi qeveritë më të korruptuara. Në Shqipëri mund të mos ketë fare zgjedhje. E kanë falin dy partitë e vjetra sepse e vetmja gjë të bëjeni është që ndryshojnë vetëm karriget” tha Blushi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk eshte fare e çuditeshme qe te mos behen zgjrdhje pa anuluar korrigjimin e vettingut. Me zgjedhje konsolidohet pushteti i partive politike qe kane korruptuar edhe nje pjese te popullit. Zgjedhjet nuk do te jene asnjehere te lira ne Shqiperi. Duhet ndryshuar patjeter sistemi politike dhe duhet filluar nga zgjedhje e presidentit te republikes me referendum nga populli. Sistemi ekzistues eshte vetem nje anarki e organizyuar nga parti autoritare ne formen me mafioze. Blushi i ka te gjitha te drejta por eshte pak me vonese. Megjithate me vone se kurre per ndryshimin.

    Përgjigju ↓