POLITIKË

“Sherr” në PS e Vlorës, Leli do shkarkimin e kryetarit të qarkut (njeri i Kokëdhimës)

11:50 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përplasje të ashpra janë shënuar sot në mbledhjen e këshillit të Qarkut të Vlorës, pasi kryebashkiaku Leli ka tentuar shkarkimin e kreut të këtij këshilli.

GSH.al raporton se nisje të mbledhjes, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka kërkuar ne ëmër të këshilltarëve socialistë, shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës: një mocion mosbesimi duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të qarkut, i cili njihet si mbështetës i Koço Kokëdhimës.

Kjo ka sjellë replika fillimisht mes Sadrit Danajt dhe Dritan Lelit, e më pas, mes Danajt dhe këshilltarëve të tjerë socialistë. “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”, i ka thënë kryebashkiaku Sidrit Danajt.

Kryetari i qarkut ka qenë propozim i ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.

REAGON KOÇO KOKEDHIMA

Qeveria zhvendoset në Vlorë, presion për shkarkimin e kryetarit të këshillit të Qarkut

Zyrtarë të qeverisë, deputetë dhe drejtues të PS-së në Vlorë janë mbledhur sot në qytetin bregdetar në përpjekjen për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Këshillit të qarkut, Sadrit Danaj. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Edmond Leka dhe Andrea Marto si dhe drejtuesit e degës së PS-së në Vlorë janë përfshirë prej dy ditësh në negociata të fshehta dhe presione të hapura psikologjike për të siguruar shumicën e votave në Këshillin e Qarkut që arrihet shkarkimi i Danajt nga posti.

Burime pranë këshillit të qarkut thanë se, për të siguruar votat, të deleguarit nga Tirana dhe bashkëpunëtorët e tyre në Vlorë, u kanë kërkuar anëtarëve të këshillit që të votojnë duke lënë shenja të dallueshme në fletët e votimit.

Kreu i Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj, prej disa muajsh është angazhuar në lëvizjen “Zgjidhja” të drejtuar nga z.Koço Kokëdhima, që kërkon hapjen, shumimin dhe modernizimin e partisë. Presioni ndaj Danajt me shkarkim nga detyra, me anë të votimit në këshillin e qarkut, vjen pas dhjetra shkarkimeve që janë bërë në muajt e shkuar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të lëvizjes “Zgjidhja”, apo kërcënimeve me vendin e punës, që janë denoncuar nga z.Kokëdhima si vepra të shëmtuara dhe që s’kanë të bëjnë me moralin dhe praktikën e PS-së.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.