AKTUALITET

Video/ Arrestohet autori i plagosjes së 25-vjeçarit në Shijak

16:48 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Autori i plagosjes së 25-vjeçarit ditën e sotme në Shijak është arrestuar nga policia. Ismail Nuredini, 30 vjeç, dhe personi që e ka përkrahur, konkretisht shtetasi: Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës janë shoqëruar në polici pas plagosjes së shtetasit B.K. 25 vjeç, banues në Shijak.




Nuredini, sot, rreth orës 08:30, në hyrje të qytetit të Shijakut, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, kanë kapur në një automjet “Taxi”(shtetasit e mësipërm kanë qenë pasagjerë) dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.