AKTUALITET

Dëmi 200 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq dy ish-drejtuesit e Tatimeve

13:15 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet, duke dërguar për gjykim dy ish-drejtuesit kryesorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të qytetit, Hysen Hysaj dhe Agron Ramadani, si dhe ish-inspektoren Vahide Idrizi. Këta akuzohen për “Shpërdorim detyre” gjatë procesit të rimbursimit të tatimit mbi vlerën (TVSH) e shtuar për 4 kompani private, me një dëm financiar ndaj shtetit që llogaritet në rreth 200 mijë euro.

Ndërmjet dy zyrtarëve të lartë kishte mosmarrëveshje lidhur me rimbursimin e subjektit “Halaj” shpk, në vlerën rreth 11 milionë lekë të reja. Drejtori i vlerësimit, Ramadani, nuk pranonte të rimbursonte kompaninë “Halaj”, pasi ishte në kundërshtim me rregullat tatimore. Por drejtori rajonal, Hysaj, këmbëngulte për realizimin e procedurës. Për këtë konflikt brenda institucionit, drejtori i vlerësimit, Ramadani, njofton edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke i vënë në dijeni gjithashtu se administratori i subjektit “Halaj” shpk ishte i afërm i drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër dhe për këtë arsye Drejtoria e Vlerësimit duhet të realizonte procedurat për rimbursimin e TVSH-së në favor të subjektit.

Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Prokuroria e Shkodrës identifikoi edhe të paktën 3 raste të tjera, në të cilat Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka rimbursuar TVSH-në në kundërshtim me ligjin.

Ja dosja e plotë

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim dy ish-drejtuesit kryesorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të qytetit, Hysen Hysaj dhe Agron Ramadani, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” gjatë procesit të rimbursimit të tatimit mbi vlerën (TVSH) e shtuar për 4 kompani private, me një dëm financiar ndaj shtetit që llogaritet në rreth 200 mijë euro

Rimbursimi i TVSH-së për këto kompani është realizuar në kundërshtim me ligjin, pasi ato kanë përfituar edhe pse kishin në total një detyrim financiar rreth 300 mijë euro ndaj administratës doganore dhe tatimore.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në vitin 2016, në vijim të një konflikti të brendshëm administrativ ndërmjet të pandehurit Hysen Hysaj, drejtor rajonal i Tatimeve dhe Agron Ramadani, drejtor i Vlerësimit në atë institucion.

Ndërmjet dy zyrtarëve të lartë kishte mosmarrëveshje lidhur me rimbursimin e subjektit “Halaj” shpk, në vlerën rreth 11 milionë lekë të reja. Drejtori i vlerësimit, Ramadani, nuk pranonte të rimbursonte kompaninë “Halaj”, pasi ishte në kundërshtim me rregullat tatimore. Por drejtori rajonal, Hysaj, këmbëngulte për realizimin e procedurës. Për këtë konflikt brenda institucionit, drejtori i vlerësimit, Ramadani, njofton edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke i vënë në dijeni gjithashtu se administratori i subjektit “Halaj” shpk ishte i afërm i drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër dhe për këtë arsye Drejtoria e Vlerësimit duhet të realizonte procedurat për rimbursimin e TVSH-së në favor të subjektit.

Diskutimi mbi këtë çështje u zhvillua edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me urdhër të drejtoreshës së asaj kohe, Briseida Shehaj. Gjatë hetimit, ish-drejtori i Vlerësimit Tatimor, Ramadani, ka pretenduar se, për këtë çështje, është telefonuar edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, nga telefoni i një zyrtari tjetër në DPT, ku i ka kërkuar që të miratojë procedurën sipas kërkesës së Drejtorit Rajonal.

Prokuroria e Shkodrës ka pyetur në cilësinë e deklaruesit edhe ish-drejtoreshën e Përgjithshme. Gjithësesi, gjatë hetimit, nuk u arrit të provohej pretendimi i të pandehurit Ramadani se ka pasur ndërhyrje nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.

Në vijim, ai nuk ka pranuar të nënshkruajë procedurën dhe, për këtë arsye, nga ana e drejtorit Rajonal ndaj tij është urdhëruar nisja e procedimit disiplinor, ndërkohë që kompania “Halaj” ka përfituar rimbursimin në vlerën rreth 11 milionë lekë të reja.

Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Prokuroria e Shkodrës identifikoi edhe të paktën 3 raste të tjera, në të cilat Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka rimbursuar TVSH-në në kundërshtim me ligjin.

Në këto tre raste, konkretisht për kompanitë “Adelchi Shqiperi” dhe “B & T Shoes” dhe “Calvcaturificio Adelchi”, nga hetimet e Prokurorisë, rezultoi se veprimet antiligjore janë realizuar nga drejtori Rajonal Tatimor, Hysen Hysaj, në bashkëpunim me drejtorin e Vlerësimit, Agron Ramadani. Dy drejtuesit kryesorë tatimore, të cilët kanë pasur konflikt administrativ për rastin e “Halaj” shpk, rezulton se kanë pasur mirëkuptim me njëri-tjetrin për rastet e 3 kompanive të tjera, në plotësimin e praktikave për rimbursim, në kundërshtim me ligjin. Në veprimet e tyre, ata kanë përfshirë edhe inspektoren tatimore Vahide Idrizi.

Në fazën e parë të hetimeve paraprake, Prokuroria e Shkodrës urdhëroi ndalimin e drejtorit rajonal (në detyrë në atë kohë), Hysen Hysaj. Më tej, hetimi ndaj tij u zhvillua me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, vendosur nga Gjykata Shkodër.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Shkodrës dërgon kërkesën për gjykim kundër shtetasve:

  1. Hysen Hysaj, ish-drejtori Rajonal i Tatimeve, Shkodër
  2. Agron Ramadani, ish-drejtor i Vlerësimit Tatimor, Shkodër
  3. Vahide Idrizi, ish-inspektore e Tatimeve, Shkodër

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. DEKLARATE PER MEDIAT
    Duke marre shkas nga informacioni,i cili sipas medias eshte shperndare nga Prokuroria e Shkodres, i pa kompleksuar nga akuza ndaj meje(sepse ndjehem i pafajshem dhe se jam une kallzuesi i shkeljeve ligjore ne lidhje me rimbursimet ne DRT Shkoder),pa marre persiper te bej gjykaten, e ndjej si rrespekt ndaj vehtes dhe detyrim per publikun e gjere te sqaroj ne lidhje me disa nga pasaktesite e tij,ne raport edhe me vete rezultatet e hetimit .
    Paraprakisht,sqaroi opinionin qe Drejtori Rajonal dhe Dejtori i DVAK nuk qendrojne ne nje nivel drejtimi administrativ dhe nuk mund te konsiderohen njesoj kryesor ne funksion.Raportet midis Drejtorit Rajonal dhe Drejtorit te DVAK-se jane mardhenie eprori me vartesin e tij te drejtperdrejte.
    Referuar informacionit te prokurorise,sqaroi pasaktesite apo gjysem te vertetat e bera publike prej saj,si me poshte vijon:
    1.Nuk jane te provuara kater kompani private,te cilat kane perfituar nga procesi i rimbursimeve.Por po,jane kater kompani per te cilat Drejtori Rajonal ka leshuar vertetime te rreme per fshehje borxhi,tri prej te cilave nuk kane perfituar rimbursim te pa ligjshem ,te penguara sa kohe qe Drejtori I DVAK-se Agron Ramadani ishte ne detyre.
    2.Nuk behet fjale per dem financiar ndaj shtetit,ne vleren 200 mije euro.Demi financiar real, i shkaktuar shtetit eshte vlera 10.6 milion leke te reja,rimbursuar pas largimit nga puna te drejtorit te DVAK-se Agron Ramadani ,pikerisht per shkak te refuzimit te ketij rimbursimi te pa ligjshem nga ai.
    Sa i perket rimbursimit te kompanise Calzaturificio Adelchi,eshte e vertete qe ka perfituar rimbursim te TVSH-se se kreditueshme,nderkohe qe nuk kishte perfunduar nje procesi gjygjsor,akoma ne te gjitha shkallet gjygjsore per borxhe te mbartura.Por, vlera e ketij rimbursimi i eshte rikthyer shtetit,menjehere pas marrjes dieni zyrtarisht per vendimin e apelit. Pikerisht per rimbursimin e Calzaturoficio Adelchi,per te cilin ka leshuar vertetim te rreme Drejtori Rajonal,dhe vetem per kete,jane marre si te pandehur edhe Drejtori I DVAK-se Agron Ramadani dhe inspektoria e rimbursimeve.Shkak per prokurorine ka qene,mashtrimi i Drejtorit Rajonal per borxhet e subjektit,mospermbushja detyrimit ligjor per verifikim nga inspektoria e rimbursimit dhe nje shenim dore mbi praktiken e rimbursimit i Drejtorit te DVAK,ku thuhet se “Ky rimbursim eshte bere nen pergjegjesine e Drejtorit Rajonal,i cili na deklaroi qe ka marre miratimin e Drejtores se Kontrollit ne DPT dhe te Drejtores se Pergjitheshme”.Per rrethanat e vendosjes se ketij shenimi, para Gjykates do te pergjigjem une Agron Ramadani.
    3.Nuk eshte korrekte te thuhet qe une Drejtori i DVAK-se paskam kundershtuar rimbursimin e subjektit “Halaj” dhe kam vene ne dieni Drejtoren e Pergjitheshme te Tatimeve,“vetem per kete aresye” pse administratori i kompanise ishte i afermi i Drejtorit Rajonal.Jo,refuzimi i firmes nga une ish Drejtori i DVAK per kete rimbursim eshte kundershtu vetem pse ai ishte i paligjshem.
    Ne lidhje me paligjshmerine e tij,fillimisht kam vene ne dieni Drejtorin Rajonal qe ne maj te 2014-es dhe pasi nuk kam gjete mirekuptimin e tij,kam informuar zyrtarisht Drejtoren e Pergjitheshme te Tatimeve.
    4. “Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, -thuhet se – Prokuroria e Shkodrës identifikoi edhe të paktën tri raste të tjera, në të cilat Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka rimbursuar TVSH-në në kundërshtim me ligjin”
    Kjo nuk eshte korrekte,sepse te tre rastet per te cilat behet fjale,nuk jane identifikim nga Prokuroria,por jane pjese e kallzimit penal te bere nga Agron Ramadani ne ngarkim te Drejtroit Rajonal ,i cili kishte leshuar per gjithejcilin prej tyre vertetime mashtruese,dy prej te cilave jane zbuluar ne kohe si te tilla dhe penguar rimbursimi paligjshem nga Agron Ramadai,ndersa njeri prej tyre nuk eshte zbuluar nga ky i fundit) .
    5. Nuk eshte aspak korrekte pjesa ku thuhet “Në veprimet e tyre, ata kanë përfshirë edhe inspektoren tatimore Vahide Idrizi”.Nuk eshte korrekte ,sepse ne zbatim te UMF nr 17-te,dt 13.05.2018 i ndryshuar me UMF nr 6 dt 27.02.14,ka qene detyrim ekskluziv I inspektores verifikimi i borxheve ne system dhe I Drejtorit Rajonal per te leshuar vertetim per situaten e borxheve te subjektit.
    6.Ne lidhje me qendrimin e Drejtres se Pergjitheshme te Tatimeve ndaj shkeljeve dhe urdherave te paligjeshme per rimbursimin e “Halaj”,por dhe ndaj te tjerave pasuese,ne se prokuroria shprehet se nuk u provua biseda nepermjet telefonit ndermjet Drejtores se Pergjitheshme dhe Drejtorit te DVAK-se,duhej shtuar se Titullarja me e larte e Tatimeve ka qene e njoftuar zyrtarisht ne kohe reale per te gjitha ato dhe se me mosveprimet e saj ka pranuar ne heshtje ato dhe nuk ka marre asnje mase per parandalimin e tyre.
    Duke u ndjere akoma edhe me i perkushtuar ne sherbim te shoqerise sone te rrezikuar ne pergjithesi,ne pritje dhe ne rrespekt te verdiktit qe do japin edhe gjykatat me perfundimin e te gjitha shkalleve gjygjsore,i premtoj publikut se do te ofroj nepermjet medias te gjitha provat shkresore apo filmike,me te cilat do te kerkoj edhe gjykimin e tyre,ne lidhje me vendimarrjen e organeve te drejtesise dhe pergjegjesine reale te te gjithe subjekteve te perfshira ne kete “teater” absurd shqiptar.
    Agron Ramadani
    Shkoder 13.04.2017

    Përgjigju ↓