Show-Bizz

Marjana Kondi: E vërteta e largimit nga “Your Face Sound Familiar”

08:20 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Largimi i Marjana Kondit dhe Xum Allushit nga spektakli “Your Face Sound Familiar” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, fillimisht pas mungesës së tyre në spektakël, e më pas edhe për shkak të heshtjes së producentëve këtë të hënë. Në fakt, thashethemet për largimin e tyre kanë nisur që një javë më parë, kur dyshja simpatike që sillte karaktere të ndryshme plot humor në “Your Face Sound Familiar” nuk u ngjitën në skenë.

Edhe pse kjo u shoqërua me shumë komente e thashetheme nga fansat e dy personazheve, Xum Allushi mohoi gjithçka duke thënë se ishte ende pjesë e spektaklit, e po ashtu edhe moderatorja e tij Vejsiu. Megjithatë, mungesa e tyre për herë të dytë zgjoi dyshimet se largimi i tyre është përfundimtar. Por çfarë ka ndodhur mes aktorëve dhe produksionit dhe cila është e vërteta e largimit të tyre nga “Your Face Sound Familiar”?

E kontaktuar nga “VIP Pages” e “GSH”, aktorja e njohur Marjana Kondi ka konfirmuar lajmin. “Nuk na hoqën, ikëm vetë”, – ka thënë me humor Marjana Kondi, e cila në vazhdim ka shpjeguar se largimi i saj dhe i Xum Allushit ka ardhur për shkak të përfundimit të kontratës me “Your Face Sound Familiar”. “Kontrata jonë ishte njëmujore dhe përfundoi”, – ka shpjeguar më tej aktorja, e cila thekson se nuk ka asnjë prapaskenë apo gjë të madhe që fshihet pas. “Nuk ka ndonjë gjë të madhe, thjesht ka mbaruar kontrata”, – përfundon ajo.  Marrëdhëniet tona me produksionin, veçanërisht me Vera Grabockën janë jashtëzakonisht të mira dhe korrekte, natyrisht edhe me Alketën. Kanë qenë të mira që nga ‘Dance with me’ dhe vazhdojnë të jenë”, shprehet më tej Marjana Kondi.

Ajo dhe Xum Allushi u bënë pjesë të spektaklit “Your Face Sound Familiar” një vit më parë, ku u shfaqën si konkurrentë. Por, suksesi i tyre i jashtëzakonshëm bëri që producentët të rinovonin kontratën dhe t’i kishin sërish në spektakël, por këtë herë jo si konkurrentë. Në natën e parë të “Your Face Sound Familiar” dyshja simpatike solli një nga çështjet më të komentuara të momentit, sherrin e famshëm mes Encës dhe Noizy-t, ndërsa interpretuan këta dy personazhe.

Më tej pjesët e tyre me humor vazhduan me Elvana Gjatën dhe personazhe të tjerë. Por pavarësisht suksesit, duket se ata nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e spektaklit, edhe pse siç thuhet asgjë nuk është përfundimtare dhe mund të bëhet edhe një kontratë e dytë. Ndërkohë, aktorja e mirënjohur shqiptare, e shquar për humorin e saj të jashtëzakonshëm, është përkushtuar në punën e saj në teatër, ku po përgatitet për një shfaqje të re.

Vip Pages/ GSH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.