AKTUALITET

VIDEO-FOTO/ 4 shtete në ndjekje të skafit me 1.5 ton kanabis nga Shqipëria, arrestohen 7 persona

09:45 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

http://www.dailymotion.com/video/x5hxk8f_ndjekje-neper-det-kapen-1-5-ton-kanabis-shqiptar_news




Një skaf me 1.5 ton kanabis sativa që ishte nisur nga brigjet e Shqipërisë për në Kalabri është kapur pas një ndjekje të gjatë.

Gomonia e mbushur plot me drogë dhe me destinacion tregun italian ishte vënë re duke lundruar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacioneve ka nisur dhe aksioni në detin Jon për të ndaluar mjetin lundrues që udhëtonte me shpejtësi të madhe. Në këtë aksion janë përfshirë mjetet nga 4 shtete, Itali, Greqi, Spanja dhe Portugali.
Siç bën të ditur RaiNews24, aksioni është bërë për të kapur skafin me motorë të fuqishëm që ia kishte dalë të shkarkonte kanabisin në bregun e Kalabrisë. Në pranga janë vendosur 3 skafistë shqiptarë dhe 4 persona të tjerë, të cilët janë kapur duke ngarkuar drogën në një furgon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.