AKTUALITET

VIDEO/ Policia publikon pamjet e vrasësit të Artan Cukut: Na ndihmoni ta identifikojmë

19:02 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Personi që shihni në video është autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut. Pamjet janë publikuar nga polica e cila kërkon ndihme për identifikimin e tij nga qytetaret.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që sipas policisë është autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut.

Personi që akuzohet, dyshohet se ka qëlluar me armë ish-drejtuesin e policisë në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit, pranë ashensorit, 8 Prill.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne datën 8 prill 2017 ku humbi jetën ish drejtuesi i Policisë Artan Cuku.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne daten 8 prill 2017 ku humbi jeten ish drejtuesi i Policise Artan Cuku.

Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.