BLUETOOTH

8 muajt e terrorit, ja dhuratat luksoze që i bënte fansi i çmendur Luana Vjollcës

08:25 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tetë muaj terror, që nuk i kishte marrë kurrë seriozisht deri mbrëmjen e të mërkurës, kur Besmir Lila iu afrua në xhamin e makinës. Moderatorja Luana Vjollca duhet thënë se është një nga vajzat më joshëse të “showbiz”-it, ndërsa numëron qindra mijëra fansa, por një prej tyre duket se ishte marrëzisht i dashuruar me të. Adhuruesi i prezantueses i kishte përkushtuar vitin e fundit “marrëdhënies” që ai mendonte se kishte me Luanën. Në dëshminë e tij në polici, Besmir Lila pretendonte se edhe Luana ia shkëmbente në një farë mënyre dashurinë, madje edhe i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë. Por, ndërsa Luana nuk dinte asgjë për këtë “lidhje” të supozuar, përndjekësi i saj e kishte marrë aq seriozisht, saqë më në fund vendosi të përballej me të. Por, pse ishte bindur 32-vjeçari nga Lundra që do të martohej me Luanën? Në fakt, burime të “Bluetooth” tregojnë se djaloshi është një fansat që mbushnin me dhurata luksoze e buqeta me lule moderatoren e “Pa Limit”. Persona të afërt të Luanës tregojnë se djaloshi i kishte dërguar disa herë lule, bizhuteri, madje edhe një celular në “Top Channel”, vend ku nuk ishte tërësisht i panjohur. Besmir Lila shkonte shpesh pranë televizionit ku punon Luana, madje në disa raste kishte kërkuar edhe takim me të. Por, pavarësisht refuzimit të moderatores, Lila vazhdonte të këmbëngulte dhe e priste derisa ajo largohej për në shtëpi. Të njëjtat burime tregojnë se djaloshi nga Tirana i ka shkuar Luanës edhe në restorantet ku ajo drekonte, apo darkonte, por që asokohe ka mbajtur distancë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, motra më e vogël Vjollca ka thënë se nuk e kishte konsideruar asnjëherë si kërcënim “dashurinë” e 32-vjeçarit, derisa ai u përlesh me partnerin e saj, Krenar Çoçaj. Besmir Lila është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit pas një sulmit fizik me të dashurin e Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, ndërsa Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 8 muajsh. Të njëjtin fakt ka shpjeguar në polici edhe Çoçaj, që po ashtu ka bërë kallëzim ndaj personit që tashmë është arrestuar pas incidentit që u shkaktoi. Burimet thanë se Çoçaj ka pësuar dëmtime në fytyrë, në hundë dhe në njërin sy, pas konfrontimit fizik që pati me fansin që i shqetësonte të dashurën. Nga ana tjetër, edhe personi i arrestuar ka pësuar disa dëmtime fizike, pasi po ashtu është goditur nga Çoçaj. Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit i janë gjetur edhe armë në makinë, madje njërën prej tyre ishte duke e marrë ndërsa përballej me Krenarin, gjë që linte dyshime se mund ta përdorte atë. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë të dhënë të mëtejshme mbi qëllimet e Besmir Lilës. Ndërsa hetimet vazhdojnë, paraditen e sotme 32-vjeçari nga Lundra do përballet edhe me masën e sigurisë kundër tij. Lila pritet që të mbërrijë sot në Gjykatën e Tiranës, ku do të vendoset masa. Nuk dihet nëse të pranishëm do të jenë edhe Luana dhe partneri i saj Krenar Çoçaj, megjithatë gjasat janë që të marrë pjesë avokati i tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.