POLITIKË

Ngjela: Basha të dorëhiqet, do të likuidohet ndërkombëtarisht

16:42 - 19.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Spartak Ngjela nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar krizën politike në vend. Avokati shprehet se Berisha dhe Basha duhet të japi dorëheqjen për t’i hapur rrugën zgjedhjes së një lidershipi të ri. Sipas tij, Basha nuk ka të ardhme politike në Shqipëri, dhe se politika ndërkombëtare foli qartë për këtë. Më tej Ngjela shprehet se rruga e zgjedhur nga opozita çon në vetlikuidimin e saj.

Statusi i Spartak Ngjelës

Asnjë rrugë nuk të çon dot në prishjen e zgjedhjeve:

as bojkotimi i procesit zgjedhor nga Partia Demokratike; as destabilizimi i rendit shoqëror në Shqipëri nga krerët e çadrës. Shqipëria nuk mund ta ndryshojë rrugën e saj antiruse në Ballkanin Perëndimor.Pardje foli zv. kancelari gjerman Gabriel. Në, prima facie, ai tha se ishte kundër qëndrimit të opozitës. Kurse Çadra hesht. Por politika e lartë perëndimore e deklaroi që “gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi”. Në fakt kjo është e vërteta, e cila ka krijuar opinionin e politikës perëndimore. Të njëjtën gjë do të thotë edhe politika e lartë amerikane këto ditë, patjetër.

Po opozita çdo të bëjë?

Në fakt opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe, pikerisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht. Tani nuk ka më asnjë shpresë me këtë rrugë, por jane shtresat e saj shoqërore që nuk duhet ta vuajnë mungesën e përfaqësimit. Politika amerikanë dhe europiano-perëndimore është e vendosur kundër korrupsionit. Lidërshipi i ngushtë i Partisë Demokratike nuk ka më të ardhme politike në Shqipëri. Por jo Partia Demokratike. Atëherë, cila është Rruga? Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët; dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit.  Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese.

Por a ka kohë lidërshipi i ri për përgatitjen elektorale?

Kjo duhet parë. Por në fakt, edhe nëse nuk a ka atë aftësia, sepse ka me vete forcën politike të entuziazmit të reformimit të PD që i jep mundësinë politikë të barazimit të situatës elektorale. Çdo rrugë tjetër është falimentim tërësor politik i Partisë Demokratike, sepse reforma shqiptare është ingredienti kryesor i gjeopolitikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi , ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.