20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 20 prill 1997

07:00 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Shtypen” para për pensionet

Financa: Banka pret para të reja për pensionet. Ekonomistët: Rrezikon të rritet inflacioni.

Shqipëria “shtyp” para për të përballuar situatën fianciare post fajde të paktën kështu citohet të këtë deklaruar për “Financial Times”, ministri i Financave, Malaj gjatë viziteë që bëri në Londër. Kjo nuk mund të shoqërohet pa rritje të inflacionit. Do të jemi të detyruar sërish të shtypim para. Kjo është shqetësuese. Një nga kolegët më tha se nuk kemi as letër për të stampuar paratë – ka thënë Malaj. Ndërkaq Malaj dje i pyetur nga Gazeta në Tiranë nuk ka pohuar dhe nuk e ka mohuar këtë. Duke thënë se: Kjo është thjesht punë e Bankës. Gjatë vizitës në Londër bëri prezent edhe njëherë vendosmerinë e qeverisë shqiptare për të mbyllur përfundimisht firmat piramidale. Shembja e këtyre firmave çoroditi keq timonin e financave të Shqipërisë thuajse duke e nxjerr atë fare nga binarët. Ende nuk është harruar buxheti i Shtetit pa te cilin nuk mund të ketë një politikë fiskale. Gjithashtu rënia e fuqisë së lekut, rritja e inflacionit dhe si pasojë e hedhjes në treg të kartmonedhës së re në treg rishtas dhe rënia e prodhimit për shkak të dëmtimeve që pësoi ekonomia shqiptare. Si pasojë e shkatërrimeve muajin e fundit pritet të shënojnë minuse të tjera për financat në Shqipëri.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.