KULTURË

Ledia Sulaj: Roli i mjellmës si kulm i karrierës

08:14 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Fatmira Nikolli

 

Natën e parë të premierës së baletit “Liqeni i Mjellmave” në Pallatin e Kongreseve, në skenë interpretoi balerina e parë Ledia saj. Në këtë balet ajo u shfaq rolet e mjellmës Odet dhe mjellmës Odil. Në një prononcim për “GSH”, Sulaj thotë se “‘Liqeni i Mjellmave’ nuk është vepër, por është një kryevepër, ndaj sigurisht jam shumë e lumtur që arrita të performoja mjellmën Odet dhe mjellmën Odil”. Ajo, shton se me koreografinë është ndjerë shumë mirë. “Kam punuar fort me orë të zgjatura, pasi është zhvilluar audicioni për marrjen e rolit. I jam mirënjohëse shumë dhe partnerit tim, Ervis Nallbani për mbështetjen për punën dhe për interpretimin e ndërsjellë”. Ndërsa sa u takon kritikave, Sulaj mendon se “çdo gjë e ‘madhe’ të bën të flasësh. Gjithsesi, publiku e ka dhënë më së miri përgjigjen për këtë pyetje”.
– Si u ndjeve me rolin?
Ky rol është kulmi i karrierës për një balerinë. Jam ndjerë shumë mirë dhe mezi e kam pritur. Çdo balerin e ka ëndërr dhe frymëzim këtë rol. “Liqeni i Mjellmave” nuk është vepër, por është një kryevepër ndaj sigurisht jam shumë e lumtur që arrita të performoja mjellmën Odet dhe mjellmën Odil. Kjo si vepër është gjigante, sepse përmban shumë njerëz në skenë dhe ka larmishmëri në të 4 aktet e saj.
– Si u ndjeve me koreografinë?
Me koreografinë jam ndjerë shumë mirë. Kam punuar fort me orë të zgjatura, pasi është zhvilluar audicioni për marrjen e rrolit. I jam mirënjohëse shumë dhe partnerit tim, Ervis Nallbani për mbështetjen për punën dhe për interpretimin e ndërsjellë. Puna e bërë me koreografët, puna e bërë nga e gjithë trupa si dhe mbështetja e drejtuesve të institucionit tonë më ka dhënë më shumë shtysë dhe motiv për të punuar, provuar, kërcyer, shumë fort.
– A qe e vështirë përshtatja?
Një balerin i mirë dhe profesional aty duket kur arrin të përshtatet me lëvizjet e dhëna. Trupa jonë me shumë profesionalizëm ka përballuar shumë lëvizje dhe koreografë të ndryshëm nga e gjithë bota. Kësaj radhe ka qenë shumë e thjeshtë, sepse pjesët e mjellmës Odet dhe Odil kanë qenë të zhanrit klasik, ku sigurisht ne kemi baza të forta dhe kjo dihet ndërkombëtarisht. Unë mendoj se puna flet vetë pa lënë mënjanë shpirtin e artistit, që bëhet njësh me personazhin dhe për mua ky është çelësi i suksesit.
– Si i ke parë kritikat ndaj shfaqjes?
Mendoj se çdo gjë e “madhe” të bën të flasësh. Gjithsesi, publiku e ka dhënë më së miri përgjigjen për këtë pyetje. Salla ka qenë e mbushur plot në të tria netët si dhe kërkohet ende të jepet sërish si në kryeqytet, por edhe nëpër rrethet e tjera të Shqipërisë. Unë vazhdoj të mendoj se vetëm puna, puna dhe puna të jep rezultatin dhe sadisfaksionin e duhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.