Tech

10-vjeçarja që shet bonbon: “Dua të bëhem si Lali Eri”. Mahnit përgjigja e kryebashkiakut

04:57 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është vetëm 10 vjeç, por i ka qëllimet e qarta për të ardhmen. Prej 3 javësh ajo ka zgjedhur të dalë nëpër rrugët e Tiranës dhe të shesë bonbone, me dëshirën për të fituar aq para sa për të blerë një shtëpi. Dhe për këtë rrugë që ajo ka ndjekur, thotë se e ka një shembull, atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Të cilit madje thotë se edhe “do t’i zërë vendin”. 10-vjeçarja, Jona, e ka rrëfyer historinë e saj të pazakontë këtë të premte në emisionin “Oktapod”.  “Dua të bëhem si Erion Veliaj, sepse ai ndërton kopshte për të vegjlit. Unë kam të përbashkët me të, se ai ka shitur fiq, ndërsa unë bonbone. Do bëhem kryebashkiake e Tiranës në të ardhmen”, thotë ajo. Jona thotë se ka shumë njerëz në rrugë që e mbështesin ëndrrën e saj dhe e frymëzojnë të vazhdojë të besojë në dëshirën e saj, sikundër ka edhe njerëz që nuk e presin mirë dhe i thonë se, ajo që vajza kërkon është e pamundur të arrihet.

E megjithatë, vajza e vogël me një buzëqeshje të ëmbël, nuk trembet, por kësaj sfide të madhe i buzëqesh dhe thotë se ajo nuk do të dorëzohet dhe do të besojë në ëndrrën e saj. Por pas kësaj historie të veçantë nuk mund të mos vinte dhe një reagim nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në një status të moderatorit emisionit Turjan Hyska, në Instagram, kryebashkiaku Erion Veliaj komenton se “mbajeni mend këtë gocën po s’u bë presidente një ditë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.