Publikuar : 21/04/2017

20 VITE ME PARE – 21 prill 1997

Bej share
Tags

Atentat me eksploziv

Sulm zyrtarit të lartë të policisë. Pakoja shpërthyese ishte vendosur poshtë makinës së parkuar. Shpërthimi ndodhi në orën 05:00. Hidhet në erë makina e Arben Ujkës.

Atentat me eskploziv ndaj zyrtarit të lartë të policisë. Një sasi e madhe eksplozivi ka hedhur në erë makinën e zv/drejtorit të policisë Arben Ujka. Atentati nuk ka patur për qëllim eleminimin e zyrtarit por për ushtrimin e presionit pasi ai ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të dites së djeshme në vendin ku ai e kishte parkuar makinën.

Lënda eksplozive ishte vendosur poshtë makinës dhe tani ekspertët po punojnë për përcaktimin e llojit dhe sasisë. Ende nuk ka konfirmin për autorësinë dhe shkaqet por zëdhënësi i MB e ka cilësuar si një akt terrorist. Megjithëatë ende asgje zyrtare mbi shkaqet dhe autorët. Një hakmarrje për shkak të detyrës pasi Ujka ka qenë dhe shefi i Komisariatit 1. Apo një presion që bëhet sërish për arsye të detyrës. Ndërsa copërat e makinës janë shpërndare në një rreze dhjetra metra larg vendit të shpërthimit. Dhjetra familje janë tmerruar nga shpërthimi i cili ka shkaktuar dëme të pakta materiale.

 

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli