POLITIKË

Lulzim Basha sulmon ballas Xhorxh Sorosin: Doje të kapje drejtësinë me mercenarët e tu!

17:36 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur nga çadra e opozitës, sulmoi hapur filantropin Xhorxh Soros se nëpërmjet Edi Ramës dhe mercenarëve të tij në Shqipëri synoi të kapë drejtësinë shqiptare. Në të kaluarën, vetë Basha është kritikuar se kishte zbehur protestat e PD-së pas takimit që pati me Sorosin në vitin 2014 në Shqipëri.

“Edi Rama dhe të paguarit e Xhorxh Sorosit donin të kapnin reformën në drejtësi në Shqipëri. Xhorxh Soros me njeriun e tij më të afërt në Ballkan, Edi Ramën donin që për 1 vit e gjysëm të kapnin drejtësinë.

Edi Rama e shkatërroi marrëveshjen për 7 ligjet bashkë me mercenarët e Xhorxh Sorosit”, deklaroi Basha para protestuesve.

Sipas Bashës, Soros-Rama donin të kishin kontroll politik mbi drejtësinë. “Ja përsëris atij dhe mercenarëve të tij dhe të Xhorxh Sorosit në Shqipëri pavarësisht pasaportave që kanë, se nuk ka asnjë shans që Partia Demokratike të bëhet pjesë e kësaj. Nuk ka nevojë të shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Menjëherë pas qeverisë teknike, jemi të gatshëm t’i hapim rrugë vetingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi”, deklaroi Basha.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.