OPINION

Prefektët, turp dhe çudi…

07:21 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Agim ZEKA




1) Turpi…

Para disa ditësh u ndodha në promovimin e albumit “Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj, 1912-2017”, zhvilluar në hotel “Tirana”, në prani të qindra pjesëmarrësve dhe disa personaliteteve (deputetë, ministra etj., kryesisht të mazhorancës qeverisëse neo-komuniste.

Ku qëndron turpi, do të pyeste çdokush me të drejtë. Për hir të së vërtetës, albumi (botimi) është mjaft i mirë, botim elegant dhe ndoshta i denjë për çmimin e bibliofilisë “Mit’hat Frashëri”, që jep Biblioteka jonë Kombëtare.

Por, duke e shfletuar dhe lexuar informacionet në këtë album, u ndala jo rastësisht në faqen kushtuar prefektit të mirënjohur të Tiranës të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Qazim Mulletit. Ndoshta më mirë do të ishte, të prefektit të keqnjohur, të tallur, përgojuar dhe të denigruar nga “fitimtarët” e Luftës së Dytë Botërore, baballarët e pushtetmbajtësve të sotëm, të cilët hodhën shumë baltë ndaj klasës së përmbysur, armiqve të popullit e Partisë. Do të mjaftonte për ilustrimin e kësaj, komedia e realizmit socialist “Prefekti” e Besim Levonjës.

Kështu, si mjeshtra të diskreditimit dhe të hedhjes baltë ndaj kundërshtarëve të tyre, edhe neokomunistët e sotëm, në vazhdën e eksperiencës së baballarëve të tyre të djeshëm, vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë, por në mënyrë “neomoderne” dhe të kamufluar. Pra, në faqen e Qazim Mulletit është shënuar si një nga vlerat e tij se, … vlente të shënohej se, kur ai paska qenë kryebashkiak i Tiranës (pak para se të bëhej prefekt), paska lëshuar një urdhër që ndalonte pastrimin e hundës me gisht… (Nuk ju duket baltë e sofistikuar)?!

Kështu pra, nuk mjaftoi balta e hedhur ndaj këtij personaliteti antikomunist, trim e të kulturuar të kohës, duke e treguar frikacak, injorant, të korruptuar etj., si në komedinë famëkeqe të sipërpërmendur…

Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt.

2) Çudia…

Mirë turpi, po çudia ku qëndron, do të ishte pyetja tjetër. Kjo qëndron tek autorët e “ngratë” të albumit. Njëri prej tyre (Bakiu) është pinjoll i një familjeje të mirënjohur qytetare tiranase, tepër e persekutuar nga regjimi kriminal komunist.

Ndoshta pjesa tjetër e përgjigjes së pyetjes së fundit do të ishte bindja e përulur ndaj drejtuesve të sotëm (autorët e vërtetë të botimit), ose dorëzimi ndaj shpërblimit financiar. Ndryshe nuk ka si të kuptohet se autorëve të njohur u ka shpëtuar ky “lapsus” i vogël…

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.