20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 23 prill 1997

07:00 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Historia e helmimeve

Nga alkooli metilik te pastat

Tiranë – Helmimet masive nuk janë tashmë një histori e re në Shqiperi. Ushqime të pakontrolluara, tregtare të paskrupujt, që në emër të fitimit i hedhin ato në treg, por edhe përpjekje kriminale për të grabitur me anë të helmimit viktimat e paditura, këto kanë qenë pak a shumë arsyet e ngjarjeve të tilla të pazakonta.

Helmimi masiv është ai i alkoolit metilik i marsit 1993, i përdorur për të pregatitur pije, alkooli metilik i mori jetën 14 vetave në disa qytete të vendit dhe dëmtoi shumë të tjerë. Shkaktarët e tragjedisë u shpallën fajtorë nga gjykata dhe u dënuan me heqje të lirisë.

Një epidemi masive helmimi shpërtheu vitin e kaluar në jug të vendit që shkaktoi shumë viktima. Shpejt u gjend dhe fajtori misterioz, ishte mielli I bluar në mullinjtë e fshatit. Pronarët e tyre kishin përdorur plumb për të mbuluar zgavrat e gurëve të mullirit dhe ai kishte mundur të depërtonte në miell. U bllokuan disa mullinj të tillë, pronarët e tyre i kaluan duarve të drejtësisë për të shmangur një katastrofë në të ardhmen. Shteti ndërhyri për të blerë miellin e helmuar nga fshatarët në kembim të miellit të pastër dhe për ta groposuar atë më pas. Por tamam ateherë ndodhi dhe një nga krimet më të shëmtuara;  fshatarët qe posedonin këtë miell edhe pas zëvendësimit të tij dilnin e shisnin sërisht këtë miell në treg duke shkaktuar të tjera viktima të pafajshme të helmimit, që sapo i kishin shpëtuar vetë. Në verën e kaluar në tiranë u përhap panik për shkak të helimimit me akulloret që vinin nga importi një numri i shumtë qytetarësh por fatmirësisht atëherë nuk humbi jetën askush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.