SPORT

Analiza/ Barça rihap La Ligën. Zidane pa eksperiencë, Reali bën“vetëvrasje” në fund

23:40 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Barcelona e ka mposhtur 3:2 Real Madridin në“Santiago Bernabeu”, duke rihapur seriozisht garën për titull në “La Liga”. Reali i Madridit bëri një “vetëvrasje” të vërtetë kur vendosi të hidhej i gjithi në sulm për të kërkuar golin e fitores, ndërkohë që ishte me 10 lojtarë. Reali arriti të barazojë rezultatin 6 minuta nga fundi në 2 me 2, megjithëse ishte me një lojtar më pak. Lojtarët e Zidane nuk zgjodhën të mbronin: me një barazim ata do të ishin në krye të La Ligas me 3 pikë më shumë se Barça dhe një ndeshje më pak.
Por, krenaria madrilene dhe ndoshta një mungesë eksperience e Zidane si trajner, bëri një Reali të kapej në kundërsulm pikërisht në minutën e 92, në sulmin e fundit të blaugranave. La Liga u ri hap sërish: Messi i tregoi fanelën Bernabeut duke marrë një të verdhë dhe Cristiano Ronaldo u eklipsua nga “Pleshti”.

NDESHJA

Me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 75, Real Madridi nuk ka mundur të përballojë presionin e Barcelonës, që triumfuan 3:2 me golin e Lionel Mesit.

Pesë herë më i miri i botës, Leo Messi, shënoi në minutën e 92-të për t’ia dhuruar tri pikë Barcelonës, që tani rihapet seriozisht gara për titull.

Messi shënoi dy gola në këtë ndeshje, derisa tjetrën e realizoi Rakitic. Për Realin shënuan James e Casemiro.

Sergio Ramos u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 75-të, duke lënë Realin me 10 lojtarë më për shumë se 15 minuta.

Pas kësaj fitore të Barcelonës, është rihapur seriozisht gara për titull, që janë barazuar me pikë 75, por që Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.