POLITIKË

Batuta e Dash Shehit për ato që do ankohen se “na lanë 1 orë pa makina”

18:44 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk e sheh si tragjedi bllokimin e makinave për një orë në rrugët e Tiranës. Ai ka folur në protestën e opozitës përballë kryeministrisë të dielën pasdite, duke iu drejtuar qytetarëve me një batutë.

“Qytetarë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë! Nesër është një ditë e shënuar. Do ketë nga ato që do ankohen se “Na latë 1 orë pa makina”… por ato i kanë lënë 50 vjet pa makina, me biçikleta lëviznin…”

Situata duket se do të shkojë drejt përplasjes mes demokratëve që do të bllokojnë rrugët dhe kryeministrit që paralajmëron arrestime. Në protestë, Dash Shehi theksoi se forca e opozitës është forca e paqes.

Jemi të detyruar t’i kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se kjo është lëvizja më paqësore. Ky është gandizmi i shqiptarëve, ne do rezistojmë në mënyrë paqësore, kjo është forca jonë, forca e paqes. Fatkeqësisht jam i detyruar ta them, ky popull shpesh shkon pas të fortës, por ne duam të shkojë pas të drejtit.”

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Patjeter Dashamir Shehu eshte nje nga te rrallet Politikane (Tipik tiranas)qe ka treguar pjekuri, ndershmeri e burreri ne keto 25 vjet.Model qe per fat te keq nuk u akopjuar nga i “perkedheluri” Topi.Te dy bashke do krijonin patjeter nje perfaqsim dinjitoz te banoreve te Tiranes.(Perjashtuar zonen operative, nomeklaturen e larte komuniste,kollovaret dhe ata qe zbriten nga p…se emes)

    Përgjigju ↓