Kryesore

Video/ Shisnin drogë në periferi të Tiranës, arrestohen 4 persona, ja kush janë

11:26 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Katër persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë të zhvilluar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burime nga policia thanë se janë sekuestruar 102 kilogramë kanabis sativa, ndërsa janë arrestuar 4 persona, 3 nga Mallakastra dhe një nga Tepelena.

Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë:

Arjan Mustafaj, 43 vjeç

Shpëtim Sinaj 40 vjeç,

Erjon Zenelaj 33 vjeç, të tre banues në Mallakastër si dhe Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit kanabis kryesisht në periferi të Tiranës.

Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugor Pezë-Ndroq.

Nga kontrolli në automjetet e këtyre personave, në bagazhin e automjetit tip “Mitsubishi”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thasë të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjerë ngjyre të bardhë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 102 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

– 2 automjete të markave të ndryshme.

– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.