Show-Bizz

Intervista/ Flet Ajshja, “ylli” përkrah kreut të PD në protestë: Marrëdhënie ime me Bashën dhe Aurelën

18:20 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ajshe Isha quhet vajza që për 60 minuta u shndërrua në “yllin” e protestës së sotme. Aktivistja e FRPD-së u shfaq ditën e sotme, përkrah kryetari Lulzim Bashës në protestën e organizuar nga opozita. Si një imazh i ri, por edhe si një vajzë shumë simpatike Ajshe mori vëmendjen e të gjithë mediave. Në një intervistë dhënë për GSH.al, Ajshja tregon angazhimin e saj pranë partisë Demokratike dhe faktin se nuk gjendej rastësisht në protestën e sotme. Më tej, studentja e Drejtësisë rrëfen marrëdhënien që ka me kreun e opozitës, Lulzim Basha, por edhe me bashkëshorten e tij. Nuk është aspak habi që fal përgatitjes dhe ambicjes që ka, shumë shpejt Ajshen ta shikojmë edhe në politikë.

Kush është Ajshe dhe si u gjend sot përgjatë protestës në radhë të parë, përkrah Bashës?

Unë Ajshe Isha, jam studente e vitit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë. Kam një mesatare shumë të mirë, goxha të lartë dhe përpiqem dita-ditës të jap maksimumin tim edhe në angazhimin politik, ndaj dhe sot nuk gjendesha aty rastësisht. Nuk është hera e parë që marr pjesë në një protestë.

Megjithatë ju ishit në rradhë të parë, përkrah liderit të PD, aty ku munguan dhe eksponentë shumë të rëndësishëm të PD…

Unë kam vite që po angazhohem me Partinë Dmeokratike. Fakti që u ndodha aty është se brezi i ri është primar në Republikën e re të Lulzim Bashës. Është primar çdo student i cili evidenton problematikat që ne kemi. Është primar çdo burrë, çdo grua që nuk është dakort në Republikën e vjetër që po jetojmë, me hallet dhe sakrificat që na duhet të përballojmë këtë katër vjeçar. Ne duhet të reagojmë të gjithë kundër kësaj të keqeje të madhe që po I ndodh Shqipërisë nga PS dhe Edi Rama. Ne jemi aty se e mbështesim Bashën dhe Basha na mbështet ne. Në një parti politike ku lideri ka vizion perëndimor dhe forcë rinore, ne ndjehemi të përfaqësuar se e ardhmja do të jetë më e mirë.

Ju përzgjodhën, apo dolët vetë përkrah Bashës?

Në një protestë nuk ka nevojë të të përzgjedhin. Në një protestë shkohet sepse besojmë se vendi ka nevojë për nisma të tilla që ne të gjithë të jemi prezentë.

Në kohën që ishin në protestë, a patët ndonjë komunikim me Bashën?

Sigurisht. Komunikimi me Bashën ka qenë i vazhdueshëm, jo vetëm me mua por me çdo të ri që ka dëshirë të thotë atë që ndjen dhe beson. Basha nuk është i prirur në asnjë rast t’i bëjë bllok të rinjve. Basha gjithmonë komunikon me të rinjtë, i kërkon mendim, i jep shpresë dhe besim.

Po përgjatë atyre 60 minutave a biseduat me Lulzim Bashën, apo bashkëshorten e tij?

Ju e keni vënë re që Aurela Basha është gjatë gjithë kohës pjesë e angazhimit tonë politikë. Na ndodhet pranë dhe proteston për familjen e saj si fillim dhe pastaj për të gjithë familjen e madhe shqiptare. Ne duhet ta shikojmë vendin tonë si një familje dhe në asnjë rast nuk duhet të sulmojmë njëri-tjetrin. Zonja Basha është një grua e jashtëzakonshme, shumë e komunikueshme me të gjithë të rinjtë që takon. Është një shembull për të gjitha gratë dhe zonjat. Nuk mendoj se është e rëndësishme detajet e komunikimit tonë, por vetë protesta e qytetarëve shqiptarë.

Përse mendoni se morët të gjithë vëmendjen e mediave sot?

Nuk e di pse sot të gjitha mediat u morën me pjesën time vizive. Unë mendoj që një protestë ka nevojë për rini që do ta mbështesin jo vetëm këtë protestë, por çdo lëvizje tjetër që Lulzim Basha do të ndërmarrë.

Çfarë angazhimi keni ju tek FRPD?

Unë jam antare e Këshillit Kombëtar të FRPD, që prej një viti e gjysmë. Ndërkohë jam e angazhuar edhe në degë.

Si e sheh të ardhmen në politikë, një vajzë e re, simpatike, e keni menduar veten zëdhënëse përshembull pranë selisë blu?

Unë personalisht kam zgjedhur të kem një angazhim politik se vij nga një familje e djathtë, më pëlqen ideologjia e djathtë. Jam shumë e entuziasmuar edhe për shkak të historikut të Partisë Demokratike. Unë shpresoj më të mirën për PD, që ajo të vijë në pushtet dhe të implementojë të gjithë planin e saj. Unë angazhohem dita-ditës, duke u munduar që çdo gjë të eci ashtu si duhet. Nëse në të ardhmen unë do të jem aq e përgatitur nga ana profesionale, saqë të meritoj një pozicion të caktuar, atëherë pse jo. Nëse unë nuk do ta meritojë, atëherë sigurisht që nuk ia lejoj vetes që as ta kërkoj diçka të tillë. Përpos angazhimit politik unë kam shkollën dhe jam e fokusuar totalisht tek ajo që bëj. Angazhimi im politik është që Shqipëria të ecë përpara.

Si i ke marrëdhëniet me drejtuesit, deputetët e PD?

Partia Demokratike, bashkë me drejtuesit e saj është një partie e hapur me të gjithë, sidomos me të rinjtë gjithmonë kemi qenë të vlerësuar si nga deputetët, ashtu edhe nga zoti Basha.

Jashtë politike i ke miq politikanët e PD-së?

Gjithësecili prej nesh angazhohet dhe ka dëshirë të jap më të mirën e mundshme. Nëse je i përgatitur, atëherë më mirë akoma, sepse ka një shembull për t’u ndjekur. Sigurisht që angazhimi im politik, nuk vjen si rezultat i një miqësie që unë kam në politikë. Unë thjesht angazhohem, jap kontributin tim, nuk e shikoj këtë pjesën e miqësisë. Sigurisht që ne kemi një marrëdhënie të mirë, veprojmë me korrektësi si një familje e madhe.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.