MILOSAO

Meksi, në përsiatjen e tij të vijës

07:58 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Karikaturisti i njohur Arben Meksi vjen në faqet e “Milosao” me një seri karikaturash të njohura, që përfshijnë fushëpamje tepër interesante. Interesat e Meksit shkojnë që nga politika, përfshijnë problemet sociale, por në të gjitha veç karakterit humoristik (që mbart vetë si gjini karikatura), ai mundohet të bëj shumë humor. Duket si një mision mirëfilli për të ç’tensionuar situatën ku jetojmë dhe për të cilën ai ndjen përgjegjësi si intelektual.
Abstragimet e tij interesante në këtë gjini e kanë veshur me shumë vlerësime ndërkombëtare dhe tashmë ai gjendet në gjeografinë e emrave të karikaturistëve të kontinentit. Kjo do të thotë që jo vetëm është pjesëmarrës i rregullt por pritet me padurim për atë që duhet të kumtojë me artin e vet në punët e radhës.
Në këtë numër kemi zgjedhur katër punë të tij, të njohur dhe nga publiku i huaj dhe dashamir i këtij lloj arti. Në një nga punët dallohet shqetësimi i tij për situatën e përbotshme. Një gjel, simboli i lajmërimit të mëngjesit, por në disa kultura dhe simboli i vdekjes, mban si kokë vetë globin. Tollovia e tij tregon tollovinë e vetë botës, ku jetojmë dhe rrugën pa krye ku po e çon tensioni i përbotshëm.
Në një punë tjetër, një çift ndan mesveti edhe veshjet e brendshme. Kjo sepse shoqëria e sotme e konsumit, megjithë shumëllojshmërinë e gjërave që ka sjellë dhe që prezanton si harxhim të nevojshëm, nuk na ka zgjidhur problemin me varfërinë. Cinizmi i autorit është tejet i thatë, por edhe tejet prekës për nivelin ku gjendet shoqëria e përbotshme, por edhe ajo jona.
Dy qenie të zgjidhura me format gjeometrike dhe që paraqesin të kundërtën e njëra-tjetrës. Ndërsa dikush përgatitet në mëdyshje të ushqejë, tjetri gjendet në tollovinë e leximit. Shoqëria është rëndom para situatave të tilla. Ku qenia është e ndarë në dy pjesë, që gjenden para dilemave ekzistenciale.
Arben Meksi prej vitesh ka trasuar rrugën e vet në një gjini, që duhet thënë se është tejet sfiduese, në kushtet ku jetojmë. Kjo sepse karikatura nuk e duron dot konjukturën, që ka ngërth  yer shumë nga artistët shqiptarë dhe të përbotshëm sot. Pikërisht këtë sfidë mbart si mision në artin e vet karikaturisti i njohur.
Ben Andoni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.