BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Tirana, festë dhe alkool pas fitores në derbi

14:00 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Tirana, festë dhe alkool pas fitores në derbi




Tirana, festë dhe alkool pas fitores në derbi

Fitorja 4 – 2 në derbin me Dinamon, një rivale direkte në luftën për titull, ka bërë që në kampin bardheblu të shpërthejë festa. Të shtunën në mbrëmje, lojtarë dhe drejtues kanë qenë së bashku te “Sky Tower” për të festuar deri në orët e para të mëngjesit dhe askush nuk e ka kursyer alkoolin, madje edhe në sy të krerëve të klubit.

Halili i gëzohet rikthimit të kapitenit

Rikthimi i Devi Mukës duket se ka qenë lajmi më i mirë për Tiranën në këtë fillim të vitit 2009. Kapiteni ishte vendimtar në derbin me Dinamon dhe në fund, e meriton plotësisht të qëndrojë në tavolinën e drejtuesve. Për më tepër, që Muka ka patur gjithnjë raporte të mira me krerët e klubit, sidomos me Refik Halilin. Në festën e Tiranës kanë qëndruar në një tavolinë së bashku, natyrisht të gëzuar për rezultatin.

“Treshja e vjetër” preferon birrën

Ardhja e Patushit ka bërë që te Tirana të ribashkohet një brez i vjetër i këtij ekipi. Edhe në festë Dabulla e Agolli preferojnë të qëndrojnë në të njëjtën tavolinë me mikun e tyre të vjetër, që me Dinamon prekun topin e parë pas gati një viti. Birra duket pija e preferuar edhe për këta lojtarë, veçse është e qartë se janë birra paksa të lehta.

Bejzade,i rregullt në jetën e natës

Skerdi Bejzade është gjithnjë i rregullt në jetën e natës së kryeqytetit. Pavarësisht të qënit një futbollist, sulmuesi i Elbasanit ia lejon vetes konsumimin e ndonjë birre pas ndeshjes. Në këtë foto, Bejzade nuk qëndron pasiv as ndaj pranisë së femrave në banakun e Pub-it, ku ndodhet bashkë me disa miqtë e tij.

Mbrojtja bardheblu, e ndarë edhe në lokal

Lojtarët e Tiranës edhe në festë duket se ndahen sipas roleve. Në këtë foto, Lila, Osmani apo Abraham qëndrojnë në të njëjtën tavolinë. Dhe në fakt, bashkë me Dabullën ata përbëjnë edhe katërshen e mbrojtjes bardheblu. Në derbin me Dinamon pësuan dy gola, megjithatë në fund ishin ata që dolën fitues. Osmani duket se është duke shpjeguar skema loje, por padyshim që tema e bisedës duhet të jetë tjetër.

Ky shkrim u botua më 7 shkurt 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.