KULTURË

Digjitalizohet “Juvenilja” e Mjedës

09:30 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një urim special në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, njofton se lexuesit do të njihen me botimin digjital të veprës “Juvenilja” të poetit Ndre Mjeda në faqen zyrtare të BKSH (www.bksh.al), duke shënjuar me nderim edhe 100-vjetorin e botimit të parë të saj më 1917. “Juvenilja”, kjo vepër e shkëlqyer e letërsisë shqipe, mund të shfletohet tashmë online dhe të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.