Show-Bizz

Fotot/ Rrëfehet në lot Liljana Kondakçi, zbulon pikën e dobët dhe sekretin e…

14:02 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas probleme që kaloi në Itali dhe akuzave për trafik droge, ajo u shkëput për një kohë të gjatë nga ekrani i televizionit. Kësaj rradhe Liljana Kondakçi një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare vjen me një frymë të re. Në një intervistë të bërë nga Rudina Magjistari, në emisionin e saj, Liljana shfaq projektet e saj për të ardhmen, të shkuarën e saj dhe jetën si gjyshe.

Ajo rikujton me nostalgji kohën e festivaleve e tureve muzikore. “Kemi pasur shumë artistë të talentuar, por kemi qenë edhe shokë e shoqe të dashur me njëri-tjetrin, pa xhelozi. Si në një familje. Gjëja më e bukur në ato vite ishte koha kur shkonim në turne. Bënim një program, organizonim ditën, kohën e lirë në çdo koncert dhe në çdo qytet ku shkonim. Kishe mundësi për të pasur variante të ndryshme e për të shijuar çdo gjë në vendet ku shkonim. Ishte një jetë shumë e pasur…” – kujton Kondakçi. E pyetur nga Rudina se si ka ruajtur pamjen dhe format plotë hijeshi, Liljana thotë se i është mirënjohëse natyrës. Ajo rrëfen se tani ndihet më në formë se atëherë.

Ajo tani po përgatitet për dy albume: njërin me këngët e saj më të bukura në vite dhe një tjetër me këngë të reja. Suksesin në muzikë ajo ia dedikon familjarëve të saj; bashkëshortit, dy fëmijëve dhe tre nipërve. E pyetur se si ndihet tani që është gjyshe ajo shprehet: “Të them e lumtur, më duket pak..nuk e tejkaloj, me masë, sepse me shumë tolerancë, prishen fëmijët.”

Class

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.