Kryesore

Negociatat/ Zbulohet pakti i propozuar nga SHBA-BE-OSBE që u rrëzua nga Basha

20:19 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




SHBA, BE dhe OSBE kanë propozuar sot një draft konkret i cili nuk është pranuar nga Partia Demokratike, pasi ai nuk përmbante krijimin  një qeverie teknike. GSH.al ka mësuar se partnerët ndërkombëtarë kanë propozuar që kryetari i KQZ-së të drejtohet nga opozita, si shenjë besimi për menaxhimin e procesit zgjedhor. Një tjetër pikë e propozuar ishte “kriminalizimi i shitblerjes së votës”, dmth ashpërsimi në Kodin Penal i masave për persona që ushtrojnë presion, blejnë, shesin pra trafikojnë votën e tyre dhe të të tjerëve.

Partia Demokratike nuk heq dorë nga kushti i saj fillestar. “Kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe mandatin e saj është e pandryshueshme”, njoftoi zyrtarisht Partia Demokratike pas takimit me zv/presidentin e PPE, David McAllister.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O bash, o rrot karroce!
    Po e fundos PD! Ne futboll kush nuk paraqitet ne ndeshje merr humbjen ne tavoline, pavaresisht se ku zhvillohet ndeshja, ne fushen tate apo ate kundershtare!

    Sheshi i mejdanit jane zgjedhjet, cadra eshte per me u fsheh! Ne je burr dhe i del zot PD, dil ne zgjedhje. Nese jo therrit konferencen e jashtezzakonshme te PD dhe jep doreheqjen qe ti hapesh vendin nje kryetari te ri!

    Askush nuk ka te drejte te shkruaje nje histori turpi per Partine e enderrave studentore te Arben Brozit me shoke!

    Përgjigju ↓