Kryesore

Berisha: Rama e futi opozitën në tunel, mund të ketë pasoja katastrofale!

21:25 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Tonight me Ilva Taren deklaroi se kriza politike që ka përfshirë vendin mund të ketë pasoja katastrofale për vendin. Berisha tha se kjo ishte kriza më e rëndë pas 20 shkurtit të 1991, një situatë të asaj kohe që u menaxhua me kujdes.

“Opozita është në tunel, ku nuk ka dritë dhe mund ta cojë vendin në pasoja katastrofale. Edi Rama e ka future opozitën në tunel” u shpreh Berisha duke paralajmëruar pasojat më të zeza për vendin. “Kur e them për vendin, kryeministri nuk është asgjë” u shpreh Berisha, sipas të cilit nuk është e vërtetë se opozita nuk pranon të votojë Vetingun.

Sipas ish kryeministrit, PD e votoi në consensus ndryshimin e Kushtetutës pas presioneve që pati Edi Rama nga ambasada amerikane. Por pas kësaj Edi Rama ndryshoi ligjin për prokurorinë speciale duke prishur marëveshjen me PD dhe ndërkombëtarët.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Saliu e ka mendjen tek tunelet, sepse e di qe i duhen ato per te shpetuar koken e tij, te familjes dhe te gruphajnat e tij.Une di qe kane kufi te gjitha ngjarjet, ndodhit dhe kur ato nuk e duan dhe nuk e pelqejne kufirin, atehere u diktohet. Ka kufi toleranca, ka kufi kompromisi, ka kufi durimi, ka kufi mosbindja ndaj ligjit, kushtetutes. Nese vazhdohet me mosbindje ndaj ligjeve dhe kushtetutes, por turret vetem drejt deshirave te paarritshme, por qe kerkohet te realizohen me patjeter, atehere nga deshirat e shumta dhe te jashteligjshme, kalohet ne EGOIZEM, pastaj tek UNI, pastaj behesh diktator. Prandaj eshte vendosur dhe kufiri per gjithçka. Mendoj qe te mos kalohen kufijt sepse ndeshkimi nga zemerimi popullor do te jete i ashper. Kjo nese ka shtet dhe demokraci. Prandaj Sali e Co kuptojeni se njihere i kalon miu mustaqet. Sorkadhja. 27 prill 17

    Përgjigju ↓