BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ditëlindje në familjen e Sali Berishës

16:00 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: PAPARAC / Zbulohet familja e vajzës së kryeministrit Berisha.




Zbulohet familja e vajzës së kryeministrit Berisha

Lumturohet Argita, e bija Dalila mbush vjeç

Ka qenë një festë e bukur dhe e ngrohtë ajo që është organizuar këtë të enjtë në një prej lokaleve luksozë në kryeqytet “Begeja”, me rastin e ditëlindjes së mbesës së kryeministrit Berisha. Dalila, vajza e Argitës ka mbushur 8 vjeç dhe ditëlindja surprizë është realizuar me praninë e shoqeve dhe shokëve më të dashur. Në çdo kënd ishin të vendosur fëmijët, shokët e shkollës së Dalilës bashkë me mësues të cilët kanë festuar bashkë me të vegjlit. Në ceremoninë e zhvilluar dy ditë më parë, nuk kanë qenë të pranishëm kryeministri Berisha dhe zonja e tij Liri Berisha, duke preferuar që kjo festë t’i kushtohet vetëm fëmijëve dhe më pas urimi të mbetej për diçka më familjare organizuar në vetë familjen kryeministrore. Por sigurisht të vegjlit nuk mund të liheshin vetëm, dhe bashkë me ta kanë qëndruar prindërit e Dalilës, Argita dhe Jamarbëri. Një atmosferë fantastike krijuar enkas për moshën e Dalilës. Lule pafund, tollumbace shumëngjyrëshe që qëndronin në ajër duke i shtuar këtu edhe praninë e kllounit, aq të dashur për ta. Fëmijët kanë luajtur dhe qeshur me këtë të fundit, pa u ulur asnjë çast, në një festë e cila ka zgjatur plot dy orë dhe ka qenë tejet e survejuar. Paparaci ynë ka mundur ta fokusojë  vajzën e kryeministrit me të bijat, teksa zbriste nga ambientet e lokalit ku u festua ditëlindja. Siç po e shihni edhe në këto foto të realizuara të enjten pas mesdite, Argita edhe pse shumë e lumtur që vajza e dytë i ka bërë 8 vjeç, e ruan seriozitetin në publik, dhe teksa mbante në duar lule dhe shumë dhurata që i kishin ardhur së bijës, ka tentuar të hyjë menjëherë në makinën që e priste poshtë pallatit ku është lokali, diku tek ish-ekspozita “Shqipëria sot”.

Familja Malltezi

Në familjen Malltezi gjithmonë festohen ditëlindjet dhe vëmendje të veçantë i kushtohet çdo eventi, paçka punëve të shumta apo angazhimeve të dy bashkëshortëve, Argitës dhe Jamarbërit. Çifti ka tre fëmijë, tre vajza ndërsa familja karakterizohet e gjitha nga fryma femërore. Ato janë Sara 12 vjeç, Dalila 8 vjeç dhe Amla 5 vjeç. Të tri vajzat kanë lindur në Tiranë edhe pse gjatë kohës që ato kanë ardhur në jetë, Argita punonte dhe jetonte në Kosovë. Vajza e parë e familjes, si më e madhja, konsiderohet edhe si më e veçanta. E privilegjuar nga të qenit mbesa e parë, Sara vazhdon edhe sot të shfaqet më shumë në publik. Klasën e parë ajo e ka nisur katër vjeç e gjysmë dhe tashmë që është 12 vjeç, është mjaft e zgjuar për moshën që ka. Një fëmijë që studion shumë, lexon shumë dhe merr shumë njohuri. Nëse ka një banor të familjes që shijon pushtetin dhe kujdesin e të gjithëve që e rrethojnë, ajo është Sara Malltezi

Marrëdhëniet me mbesat

Argita njihet nga të gjithë si pika e dobët e kryeministrit Berisha dhe për rrjedhojë është totalisht në vëmendjen e babait por nuk mungojnë edhe lidhjet e ngushta që avokatja ka me të ëmën. E duke qenë se Argita ka lidhje tejet të ngushta me prindërit, të tre vajzat e saj kalojnë mjaft kohë kryesisht me gyshen. Atyre u pëlqen pa masë gatimi i zonjës Liri e cila realizon për to ushqime të ndryshme me shumë dashuri. Me gjithë punët e shumta që ka, Argita bashkë me të bijat krijojnë mundësinë të takohen me zotin Berisha, i cili i ka mjaft përzemër tre mbesat.

Looku i Argitës

Si në atmosferë feste, dhe për t’iu përshtatur sa më mirë fëmijëve, Argita është veshur ‘trendi’. Edhe pse nga foto nuk kuptohet mirë imazhi dhe veshja që ka zgjedhur për ditëlindjen e së bijës, së paku në mënyrë të qartë duken getat interesante gri në variantin ‘leopard’ të cilat i ka kombinuar me fundin, po në ngjyrë gri, por që në fakt në momentet që ka dalë jashtë ambienteve  të lokalit ka hedhur përsipër pallton e zezë, të gjatë deri tek gjunjët.

***

Vajza e parë e familjes, si më e madhja, konsiderohet edhe si më e veçanta. E privilegjuar nga të qenit mbesa e parë, Sara vazhdon edhe sot të shfaqet më shumë në publik. Klasën e parë ajo e ka nisur katër vjeç e gjysmë dhe tashmë që është 12 vjeç, është mjaft e zgjuar për moshën që ka. Një fëmijë që studion shumë, lexon shumë dhe merr shumë njohuri

***

Dalila, vajza e Argitës ka mbushur 8 vjeç dhe ditëlindja surprizë është realizuar me praninë e shoqeve dhe shokëve më të dashur. Në çdo kënd ishin të vendosur fëmijët, shokët e shkollës së Dalilës bashkë me mësues të cilët kanë festuar bashkë me të vegjlit.

Ky shkrim u botua më 7 shkurt 2009

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.