Kryesore

Sali Berisha e vlerëson si pozitiv rolin e Ilir Metës për zgjidhjen e krizës politike

23:09 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lëvizjet e Ilir Metës përgjatë dy muajve që opozita proteston në çadër për një qeveri teknike, nuk i kanë pëlqyer Edi Ramës, që pakënaqësinë e tij e ka shprehur disa herë publikisht. Por Sali Berisha mendon ndryshe. Ish kryeministri ka vetëm fjalë të mira për Ilir Metën, të cilin e konsideron një politikan i përgjegjshëm.

Përpjekjet e Ilir Metës i vlerësoj pozitive. Ai ka bërë përpjekje. Të përgjegjshme.

Një njeri që thotë se mandati im dhe mandatet e ministrave janë në dispozicion për zgjidhjen e krizës, mendoj se ai ka bërë detyrën e tij me përgjegjësi. Me përgjegjësi. Se çdo politikan që ka minimumin e përgjegjësisë e sheh se vendi po shkon drejt katastrofës” u shpreh Sali Berisha gjatë intervistës në Tonight me Ilva Taren.

Për herë të parë pas dy muajsh, Ilir Meta foli sot kundër opozitës. Ai u shpreh i pakënaqur që kërkesat po personalizohen dhe kërkoi nga opozita të lëshojë edhe ajo nga pretendimet e saj për hir të negociatave.

Ilir Meta këto dy muaj nuk e ka sulmuar protestën e opozitës. Ai ka kërkuar nga Edi Rama një qeveri besimi dhe është shprehur i gatshëm të dorëzojë mandatin e tij dhe të ministrave të LSI për hir të zgjidhjes së krizës politike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.