SPORT

Bledar Sinella s’do jetë më trajner i Laçit, jep dorëheqjen

14:15 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bledar Sinella nuk do të jetë më trajner i Laçit.

“Panorama Sport” ka mësuar se tekniku kavajas ka dhënë sot dorëheqje nga drejtimi i skuadrës kurbinase.

Ky vendim i 46-vjeçarit vjen vetëm dy ditë para transfertës me Kukësin, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.

Laçi është një nga skuadrat më të rrezikuara për ta shoqëruar Korabin në Kategorinë e Parë. Por, sikur të mos mjaftonte vendi i parafundit në renditje, ekipi bardhezi tashmë duhet të bëjë llogaritë edhe me këtë situatë të papritur pas largimit të trajnerit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.